• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ As kundër Ramës, as kundër Berishës, …për revolucionin!
Home
Blog

MERO BAZE/ As kundër Ramës, as kundër Berishës, …për revolucionin!

September 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Intervista e fundit e Lulzim Bashës me Ylli Rakipin, ishte një përpjekje për të shmangur dëmin që bën në rradhët e Partisë Demorkatike  ultimatumi publik I Sali Berishës se “nuk mund të hyhet në zgjedhje me Edi Ramën”. I gjendur mes dy gazeatrësh revolucionarë, që ndryshe nga Berisha, e mendojnë vërtet atë tezë, Basha bëri figurën e njeriu të pavendosur edhe kundër Edi Ramës edhe kundër Sali Berishës.

Duke deklaruar se nuk fitohet pushteti me Edi Ramën në krye, Sali Berisha ka vënë Lulzim Bashën, ose para alternativës së bojkotit, ose para akteve të dhunëshme që mund të fusin në krizë qeverinë.

Vet Sali Berisha në tryeza nuk është partizan I kësaj teze. Ai flet normalisht se pushteti duhet marrë me zgjedhje , etj, por publikisht ai zgjedh të vërë Bashën, ose në sprovën e revolucionit, ose të bojkotit.

Në të dy rastet ai kërkon një rezultat të shpejtë para zgjedhjeve lokale dhe fillimin e ndërtimit të institucioneve të reformës në drejtësi, si SPAK apo BKH, me shpresë se ky process do bllokohet.

Por halli I Sali Berishës dhe ai I Lulzim Bashës në këtë rast janë shumë larg njëri tjetrit. Një deklaratë e tillë nga Berisha është tërësisht demotivuese për anëtarët e Partisë Demokratike të cilët heqin dorë në mendjen e tyre nga pjesmarrja në zgjedhje dhe I shikojnë ato si kohë e humbur. Kjo shkatërron në çdo qelizë në bazë Partinë Demokratike dhe e bën Lulzim Bashën një general pa ushtarë,  jo vetëm të pafuqishëm, por dhe peng të lëvizjeve që do ti diktoj më tej Beriosha.

Duke ja shkatërruar bazën politike të PD dhe duke demotivuar PD nga procesi I zgjedhjeve, Berisha praktikisht e ka vënë Bashën ose para alternativës bojkotit ose të ndonjë lëvzije të dhunëshme që në të dyja rastet do ta djeg atë.

Në pamje të parë kjo duket si hakmarrje e ftohtë e Berishës ndaj asaj që Basha I bëri një vitë e ca më parë me listat dhe marrëveshjen direkte me Ramën. Po aq i besueshme është edhe problemi që Berisha ka me avancimin e institucioneve të reformës në drejtësi.

Por pamvarësisht hallit të Berishës, halli I Lulzim Bashës është se çfarë të zgjedh në këtë mes. Përpjekja e tij për të sqaruar demokratët se nuk e marrim dot pushtetin me dhunë (siç e do Doktori) dhe se nuk I bojktojmë dot zgjedhjet (siç thotë Doktori) ishte shumë e vakët. Ishte e qartë që Basha ishte kundër Berishës, dhe tentonte të mbushte gropën që ai po I hap në elektorat, por ishte ende larg artikulimit të kundërshtisë së tij. Duke e paraqitur revolucionin të pamundur dhe daljen masive të njerëzve kundër Edi Ramës, si një zgjidhje, Basha në fakt është duke kërkuar të riparoj dëmin që Berisha po ja bën duke dal dy herë rradhazi dhe duke folur për bojkot dhe revolucion.

Por nuk është ende i sigurt, se Berisha duhet kundërshtuar hapur. Është vetëm duke shfryrë me vete, për atë që ai po I bën dhe hë për hë, po mbrohet vetëm nga sulmet për kompanitë e Kunatit, sulme që shumicën po ja bëjnë po ata që e kanë paguar si miq të Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR ZHEJI/ E vetmja zgjidhje na ka mbetur largimi nga Shqipëria, po na përdhunojnë e poshtërojnë publikisht
Previous article ARDIT RADA/ Tre ‘syrgjynët’ e Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k