• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Armiqtë opozitarë të Ilir Metës dhe vetmia e PD
Home
Blog

MERO BAZE/ Armiqtë opozitarë të Ilir Metës dhe vetmia e PD

May 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Myslim Murrizi është provokuar nga shtypi afër Ilir Metës rreth mundësisë së krijimit të një partie të re, para zgjedhjeve, pas deklaratës së tij, se do të jetë sërish deputet më 2021.

Debati në fakt është më i gjerë se sa shqetësimi që mund të ketë Ilir Meta nga një parti e re.

Debati ka të bëjë me Partinë Demokratike, por meqë ajo ja ka lënë në dorë Ilir Metës opozitën, edhe për këta rivalët e rinj shqetësohet Ilir Meta.

Qasja që duhet të  ketë PD ndaj partive të reja që krijohen si parti opozitare, duhet të jetë e ndryshme nga ajo e LSI, për një arsye shumë të thjeshtë. LSI i shikon partitë e vogla si rivale, ndërsa PD i ka copë të shkëputura nga trungu i saj dhe duhet të ketë politikë integruese me ta.

Në vitin 2005, Partia Demokratike jo vetëm që integroi brenda saj gjithë partitë e vogla të spektrit opozitar, por riktheu në PD gjithë kritikët dhe kundërshtarët e saj prej vitit 1992. Natyrisht ata që deshën të jenë aktivë në politikë.

Dhe skema funksionoi.

Tani në përballjen e re opozitare të vitit 2021, nëse PD e lë veten në mëshirë të agresivitetit të LSI kundër partive të reja që krijohen, në finale PD do të mbetet në dorë të LSI.

Qasja e LSI ndaj rivalëve të tjerë opozitarë është agresive, pasi ajo do të jetë kushtëzuesja e pazarit me PD. Shtimi i partive të reja opozitare të shkëputura për shkak të politikës klienteliste të Bashës, që i duhet PD si parti private, është një fenomen gërryes për PD dhe opozitën në tërësi.

E di atë ironinë se këto parti nuk fitojnë, nuk hyjnë dot në Parlament etj si këto, por ato parti të heqin aq shumë vota, sa vënë në pikëpyetje çdo mundësi për t’iu afruar fitores.

Qasja agresive ndaj tyre, fyerja, etiketimi si ushtarë të Edi Ramës dhe marrëzira të tjera, që janë gjuha e viteve ‘90 në politikë, e bën PD një parti të pashpresë, pasi starton me mungesë besimi, si një parti që nuk i bashkon dot gjithë palët opozitare.

LSI është në të drejtën e vet të jetë agresive ndaj tyre, pasi ajo kërkon të ketë gjithë peshën e aleatit përcaktues për pushtetin. Por një PD e gërryer dhe aq më tepër e gërryer nga gjuha e helmuar e urrejtjes ndaj kritikëve të saj, që në shumicë kanë qenë figura të rëndësishme të PD, nuk i bën punë as LSI, nëse e ka ndarë mendjen të jetë në aleancë me PD.

Aq më tepër nuk i bën punë partisë së re që Ilir Meta po synon të krijojë, me shpresë të marrë elektorat nacionalist, “kuqezi” dhe anti-Perëndimor.

Kjo është rruga se si PD, e përdorin për ta zhvatur të gjithë. Ata që bëjnë si aleatë, pra LSI e Ilir Meta, duan ta mbajnë nën presion, të tjerët që janë shkëptur prej saj, duke i marrë të gjithë nga pak elektorat.

Ndaj PD dhe personalisht Basha, nëse ka ndërmend të ngjallë ndonjë fije shprese në kampin opozitar, duhet të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe të rikthejë klimën e besimit dhe bashkëpunimit me çdo faktor opozitar, qoftë dhe me dikë që ai mendon se ka 1 votë.

Kur e shikon në këtë Kuvend se çfarë partish të vogla ka bërë aleatë Lulzim Basha dhe në fund i ka bërë dhe deputetë, kur shikon zonjën “kërpëratë’, Spiron, Gjuzin etj, të cilët Basha i paska konsideruar aleatë dhe Patozin, Topallin, Boden, Bregun, Imamin, Murrizin, Hajdarin etj i quan armiq, e kupton se atij nuk i interesojnë faktorët politikë, por garancia që të ketë rrotull njerëz që nuk i hyjnë në pjesë tek karrigia e tij.

Por po të kishte pasur këta të dytët në listë, mund ta kundërshtonin vendimin e tij për bojkot, por nuk do bënin atë që i bënë “të besuarit” e tij në Kuvend. Përkundrazi, mund t’ia kishin ngritur kokën PD-së në Kuvend. Ata ishin të njëjtët që kundërshtuan Bashën kur ai refuzoi Reformën në Drejtësi, por i qëndruan korrekt vendimeve kolegjiale të PD  deri më 2017.

Ndaj nëse Basha ka ndërmend të ketë një qasje të re për të bashkuar opozitën, do të duket nga sjellja e tij ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve që kanë dalë nga PD, jo atyre që i kanë hyrë në pjesë PD. Ata tregojnë se Basha do të mbrojë karrigen dhe jo PD.

Dhe në këtë pikë, nuk ka pse e lë fatin e tij në dorë të Ilir Metës, i cili po dikton jo vetëm kursin opozitar, por po i përzgjedh Bashës dhe ushtarët që të jetë më i sigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ ‘Shefqet Ndroqi’, pesë arsyet pse PD po bën autogol
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Një “Imam Babaxhan” që po bën hatanë, prokuroria duhet të nisë hetimet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k