• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Armiqtë e duhur për Hashim Thaçin
Home
Blog

MERO BAZE/ Armiqtë e duhur për Hashim Thaçin

September 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Albin Kurti janë takuar sot në Tiranë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj bisedimeve shqiptaro-serbe për shkëmbimin e kufijëve, udhëhequr nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.  Kundërshtimi për ndryshimin e kufijëve tashmë po bëhet linjë zyrtare e disa prej vendeve më të fuqishme të Europës, si Gjermania, Anglia apo Italia, dhe nuk ka mbështetje në faktorin shqiptar.

Në këtë pike, Berisha e Kurti janë në anën e shumicës së shqiptarëve dhe shumicës së faktorit serioz perëndimor, përjashto lobistët e presidentit Trump, që nxjerrin dhe ndonjë para me këtë rast, me shqiptarët e serbët.

Por ndërsa të gjithë janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe po përpiqen të bllokojnë Hashim Thaçin, Berisha e Kurti duket se kanë një shqetësim tjetër, që tejkalon banalitetin e luftës ndaj Hashim Thaçit. Nga teksti që ata formulojnë së bashku dhe nga mënyra se si duan ta paraqesin veten, si shqiptarët që duan bashkimin kombëtar, këta të dy nuk janë të trembur nga ndryshimi i kufijëve dhe nuk luftojnë për dështimin e tyre, këta janë të trembur çmendurisht nga suksesi i mundshëm i Thaçit dhe hapja e lojës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Thellë thellë këta të dy e besojnë më shumë atë që do të bëjë Thaçi, se vet Hashim Thaçi, dhe në delirin e tyre, kanë frikë se mos ndodh që ai “ja del” dhe bëhet “Babai” i bashkimit kombëtar.

Kjo është jo vetëm ana groteske e takimit të tyre, por është dhe ajo që i bën armiqtë e duhur për Hashim Thaçin. Atij i duhen pikërisht kështu “armiqsh”, nga këta që nuk kanë gjë me mos ndryshimin e kufijve, por mos ta bëjë atë gjë dikush tjetër, por ta bëjnë ata.

E kanë çështje të protagonizmit historik, jo çështje parimore. Pasi Kurti është për ndryshim kufijsh, se kërkon bashkim kombëtar dhe Berisha është për çdo gjë që i fuqizon atij delirin si udhëheqës.

Kjo është ana banale e takimit mes Sali Berishës dhe Albin Kurtit. Të dy nuk e honepsin njëri- tjetrin. Berisha, një ish- enverist i konvertuar në antikomunist, dhe Kurti, një djalë i edukuar me aspirata të forta lirie, që e gjen modelin e frymëzimit tek nacional-komunizmi i Enverit, janë dy liderë që nuk kanë asgjë të përbashkët.

Kurti është modeli i liderit asket, të ndershëm, frymëzues dhe nacional-komunist, Berisha është modeli i hajdutit klanor e familjar, autoritarist deri në vrasës për pushtet dhe shtet-shkatërrues.

Tani të dy i ka bashkuar Hashim Thaçi dhe e duan doemos serb. Berisha ka marrë flamurin e shpalljes së Hashim Thaçit agjent të Serbisë, me shpresë se kështu do të përmisojë faktin që fëmijët e tij e kanë gjyshen serbe, kurse Kurti është përfshirë deri në polemika familjare për mblesëri mes familjeve Thaçi e Vuçiç, me ç’rast ka marrë dhe një përgjigje të hidhur nga të dy.

Hashim Thaçi praktikisht ja ka dalë të bashkojë dy njerëz që nuk e honepsin dot njëri- tjetrin, dhe kjo është po ashtu një arsye e fortë se ata ndjehen më në hall nga ajo që po bën Hashim Thaçi, se sa pjesa tjetër e politikës shqiptare.

Hashim Thaçi mund të bllokohet lehtë në Kuvendin e Kosovës dhe bisedimet të ndryshojnë kah nga ruajtja e shteteve multietnike në Ballkan. Këtë mund ta bëjë parlamenti i Kosovës dhe ka mbështetje nga gjithë palët.

Kjo është vërtet një vrasje politike për Hashim Thaçin. Kjo që po kërkojnë nëpër dhëmbë Berisha e Kurti, është përtej kësaj. Ata nuk kanë hall të bllokohet ndryshimi i kufijëve, por duan të nxjerrin Hashim Thaçin nga ky proces, pasi thellë- thellë besojnë se ai mund ta bëjë këtë dhe këta dalin tepër në histori. Delirantë tipik shqiptarë, që për inat të vjehrrës shkojnë me mullixhiun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Berisha nuk ka moral të flasë për çështjen e kufijve, një apel edhe për Albin Kurtin
Previous article ENVER ROBELLI/ Një popull duke pritur që të tjerët t’ia begenisin kapitullimin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k