• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Aktorët fituan betejën e tyre… jo të PD!
Home
Blog

MERO BAZE/ Aktorët fituan betejën e tyre… jo të PD!

June 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Beteja e aktorëve për të vendosur për të ardhmen e Teatrit Kombëtar po shkon drejt fundit dhe disa prej kritikëve më të ashpër të ndërtimit të ri, pas një procesi të gjatë konsultimesh, kanë diktuar ndryshimet dhe kanë dhënë pëlqimin e tyre.

Beteja gati gjashtë mujore e tyre për t’iu dëgjuar zëri në këtë proces, më në fund ka një bilanc pozitiv dhe ata janë në anën e një ndërtimi të ri cilësor, që t’i japë dinjitet të ardhmes së Teatrit.

Por pikërisht në këtë moment, kur aktorët po fitojnë betejën e tyre, disa aktorë politikë, që janë si grup i gatshëm i PD-së, dhe vetë Partia Demokratike, kanë filluar të sulmojnë aktorët dhe t’i konsiderojnë ata, si njerëz të cilët nuk duhet të pyetën për Teatrin.

Në fakt nuk po thonë ndonjë gjë të re. Shumica e kritikuesve të aktorëve sot, kanë të njëjtat argumente që kishte Edi Rama para disa muajsh, kur thoshte se kjo nuk është betejë e aktorëve, por plan i qeverisë. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë, si qeveria, ashtu dhe opozita. Qeveria ka të drejtë të diktojë planet e zhvillimit të një qyteti dhe opozita t’i kundërshtojë ato, dhe në këtë rast nuk bën përjashtim Teatri Kombëtar.

Por problemi i PD-së, ishte, se meqë i ka rënë kredibiliteti në fund, deshi të përdorë aktorët në betejën e saj politike, dhe jo për Teatrin.

Në fakt, aktorët dolën në rrugë për Teatrin, dhe jo për betejën e PD-së, edhe pse disa prej tyre janë në borderotë historike të PD-së.

Tani procesi i konsesusit mes aktorëve dhe Bashkisë për godinën e re të Teatrit, është drejt fundit, dhe kur aktorët në të vërtetë kanë fituar betejën e tyre për Teatrin, ata nuk mund të bëhen përgjegjës për humbjen e betejës së PD-së.

Beteja e PD-së duhet të ishte qysh në filim betejë politike. PD i ka të gjitha mundësitë të bëjë betejë ligjore kundër P.P.P-së për Teatrin, të kqyrë transparencën e saj, ta padisë atë në gjykatë, nëse ka shkelje ligjore etj. Kjo është betejë e ligjshme e saj.

Beteja e paligjshme e saj, biles beteja si skuth e Lulit, ishte duke vënë para aktorët që kishin betejën e tyre për ndërtesën dhe raportin që duhet ruajtur mes historisë së një godine, dhe të ardhmes së Teatrit.

Atë betëjë ata e kanë fituar në mënyrën e tyre.

PD ende nuk e ka filluar betejën e saj. Ajo ende nuk ka asgjë ligjore kundër P.P.P-së së Teatrit, apo kundër procedurës ligjore të qeverisë. Nuk është vonë ta fillojë betejën e saj, por nuk ka pse nxjerr gështenjat me gishtat e aktorëve.

Ata ishin në betejën e tyre dhe e dinë vet si e mbyllin betejën e tyre. Mbështetja e PD-së tek beteja e aktorëve ishte jo vetëm një hipokrizi, por dhe një gjest që për nga ideologjia e asaj partie, nuk ishte as etike, pasi për gati dy muaj kemi dëgjuar më shumë përgjërime dhe lot nga PD për artin e realizmit socialist, se sa nga gjithë nostalgjikët e  komunizmit për 50 vjet.

Por kjo është puna e vizionit të Lulit.

Problemi është se tani sulmet ndaj aktorëve nga ana e PD, dhe grupeve të saj të gatshme, që i ka përdorur në çdo betejë kundër Bashkisë, është mirë të shmangen dhe nëse kanë fuqi, le të bëjnë betejat e tyre. Ne e dimë që PD ka nevojë për aktorë të rinj, por jo për aktorë të rinj Teatri, por aktorë politikë. Këta aktorë të Teatrit nuk mund të zëvendësojnë opozitën, sado të mire të jenë, dhe opozita nuk ja del dot të bëhet aktore, në një betejë publike, sado maska të vërë në fytyrë, pasi nuk ikën kollaj era e SHQUP-it.

Aktorët po fitojnë betejën e tyre. PD nuk hyri kurrë vetë në këtë betejë, por qendroi si punëtore skene. Dhe punëtorët e skenës kur mbaron shfaqja, mbledhin veglat dhe ikin në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Bashkimi Evropian dhe korrupsioni në Kosovë
Previous article ARBANA XHARRA/ Uratat shqiptare për tiranin e radhës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k