• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Zhdukini nga ekranet këta palaço!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Zhdukini nga ekranet këta palaço!

October 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë. Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale. Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe. Ky djalë, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Këngë të tij, që kanë për tekst vetëm fjalë të ndyra, kërcënime për vrasje, armë dhe për sfond breshëri automatiku, janë klikuar nga 1.5 deri në 3 milion herë. Qindra e mijëra komentues shprehin admirimin për “burrërinë” e tij që i thotë “fuck” policisë.

Ndërsa shumë të rinj vetëquhen me krenari si grupet e fansave të tij. Ata janë kundër fansave të një tjetër soji si ky, Noizy. Edhe ky protagonist aktesh të dhunshme, përplasjesh me armë, plagosjesh, rrahjesh… Edhe ky ka fansat e tij dhe është edhe më shumë i klikuar nga adoleshentët e të rinjtë. Për këtë meritë u përfshi edhe në librat e shkollës. Si këta ka edhe shumë të tjerë, në Shqipëri e Kosovë, e që sundojnë në mënyrë të shëmtuar tregun muzikor. Videoklipe që promovojnë dhunën, seksin, drogën, paratë, luksin që buron nga grabitja, makinat e shtrenjta, horrllëkun, vrasjet. Sjellje të dhunshme në skenë dhe jashtë saj.

E di, do të thoni që jemi shoqëri e lirë, gjithkush bën ç’të dojë. Por ka një problem të madh në shoqërinë tonë. Jemi lëshuar nga frerët dhe nuk njohim kufi. Jemi të lirë dhe me këtë kuptojmë se kemi të drejtë të bëjmë gjithçka. Padyshim, një vajzë mund të bëjë videoklip edhe pa kënduar, vetëm duke tundur silikonet, edhe me armë në dorë. Përderisa e preferojnë, përse të mos e bëjë? Një djalë mund të bëjë tekste këngësh me këcënime, me drogë dhe pallaçollëqe të tjera të këtij lloji. Mund të pozojë edhe me automatikë e pistoleta, madje edhe me tanke nëse i ka.

Por këta njerëz për fatin e zi të kohës që po jetojmë, janë modelet e adoleshentëve. E dini ju që 13-17 vjeçarët i dinë këngët e tyre përmendësh? E dini që bëjnë tatuazhe si të tyret? Apo që përleshen mes tyre për faktin se janë “banda” fansash rivalë? Në kushtet e lirisë, këta nuk mund ti ndalosh dot të bëjnë kësi lloj arti mizerje, derisa nuk ka një ligj për “genocid” muzikor. Por ata pompohen në publicitetin e tyre nga mediat, nga ekranet, nga studiot ku i ftojnë të promovohen dhe nga ekranet që transmetojnë këto këngë me të tilla videoklipe.

Ndaj, nëse nuk e ndalon dot të këndojë këngë të tilla, AMA duhet të ndërhyjë urgjent të ndalojë publikimin e videoklipeve të tyre. Në çdo ekran. Kemi nevojë urgjente të riformatojmë rregullat e menaxhmit të shoqërisë, kemi nevojë të bllokojmë çdo element të degradimit moral e social.

Dreqi ta hajë, ku po shkojmë? Ç’të themi pas 10 vjetësh, që na vunë përpara ca palaço dhe ne të tjetër nuk qemë në gjendje të vendosim ca rregulla?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMUR KUÇI/ PD nuk e fsheh dot dështimin dhe dëshpërimin
Previous article ANRI BALA/ Mirë që je shpifës i ndyrë, por qenke dhe frikacak i dhje*ë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k