• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë por groposi gazetarinë
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë por groposi gazetarinë

September 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Shumë media shqiptare, televizione kombëtare, agjensi lajmesh, media online, portale pa fund, dëshmuan mbrëmë mizerjen e tyre profesionale dhe përgjegjshmërinë zero qytetare.

Atë që nuk e ka parashikuar dot asnjë shkencëtar, orën dhe vendin se ku do të godasë një tërmet, e parashikuan mediat shqiptare.

Caktuan edhe orën, 22.30. Unikale, e paprecedentë, e paimagjinueshme. Askund nuk ka ndodhur asnjëherë.

Sepse parashikimi i tërmeteve nuk është si parashikimi i motit.

Një shkencëtar grek që po tenton të bëhet edhe fallxhor me shqiptarët, u intervistua dje duke lajmëruar apokalipsin që na pret në shqiptarëve.

Nëpër rrjetet sociale publikimet u përhapën me vrull. Mediat u vunë në garë për të përhapur lajmin e madh.

Në një vend ku paniku ishte nëpër këmbë, qytetarëve nuk ia desh shumë për të lanë shtëpitë dhe për të marrë arratinë për ti shpëtuar orës fatale.

Mund të jemi krenarë për qetësinë dhe qytetarinë e treguar mbrëmë nga banorët e Tiranës. Të tilla situata mund të përfundojnë në kaos, dhunë, plaçkitje e grabitje.

Policia ndaloi nja dy gazetarë, që për “koiçidencë” janë të mediave që mbështesin opozitën. Por unë mendoj se nuk ka burg që mund ta nxërë median shqiptare për atë që bëri mbrëmë.

Dështim fatal i kryeredaktorëve, që për ca klikime më shumë, vrapuan të bëjnë copy paste një lajm të çmendur.

Jam i kënaqur që mbrëmë qëndruam në anën e informimit korrekt dhe ruajtjes së qetësisë publike.

Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim si një shuplakë për ata që çdo ditë i lexoni për tu informuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ “Alabakë kemi patur gjithnjë, por tani nuk janë vetëm në rrugë por kanë vërshuar edhe në portale”
Previous article MENTOR KIKIA/ Kthehuni në shtëpi njerëz, tërmeti nuk parashikohet dot

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k