• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Të mësohemi t’u themi edhe faleminderit mjekëve!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Të mësohemi t’u themi edhe faleminderit mjekëve!

July 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Një pjesë të natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, isha i detyruar ti kaloja në urgjencën e QSUT-së.

Gjëja e parë që bëjmë kur largohemi nga spitalet është të kritikojmë kushtet e shërbimit (që padyshim lënë për të dëshiruar), apo të akuzojmë mjekët.

Por unë sot dua t’i falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ekipit të urgjencës, jo thjeshtë për shërbimin modest ndaj meje, por për atë që bëjnë çdo natë me qindra njerëz.

Probleme të ndryshme, temeramente të ndryshme, njerëz që mendojnë se edhe kur mjeku është me të dyja duart e zëna, ai kërkon para të të shërbejë.

Pashë qindra njerëz që mbrëmë morën shërbim.

Pashë mjekë e infermierë, që me qetësi e durim të admirueshëm dëgjonin gjithkënd, edhe ata që kërkonin të pamundurën e momentit.

Ata bëjnë thjeshtë punën e tyre, por për ne të tjerët është më shumë se thjeshtë një punë.

Ndaj të mos i kursejmë falenderimet dhe mirënjohjen për njerëzit e përkushtuar, që me punën e tyre na shpëtojnë jetën ne të tjerëve.

Në foto me mjekun e turnit të mbrëmshëm Besmir Koçia.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Nuk jeni më, jeni fantazma në raport me ligjin. Merruni me Lulin tuaj
Previous article MERO BAZE/ Marrëveshja teatrale!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k