• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Protesta e ëndërruar në një natë të gjatë dimri!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Protesta e ëndërruar në një natë të gjatë dimri!

January 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Pashë një turme të stërmadhe njerëzish që vërshuan në bulevard. Ishin të gjithë bashkë, studentë, punëtorë e të papunë, intelektualë e nëpunës, artistë e studiues.

 

Në duar mbanin pankarta ku shkruhej: “Ndal korrupsionit”, “Oligarkët jashtë qeverisjes”, “Duam demokraci reale”, “Ndal parasë së krimit në politikë”.

Pastaj dëgjova një burrë që hipi në foltore dhe kërkoi që turma e madhe të dëgjonte disa kërkesa:

1-Të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë.

2-Të reformohet rrënjësisht sistemi elektoral, duke ndryshuar ligjin e vitit 2008, veçanërisht si më poshtë.

a-të ndryshojë sistemi i listave të mbyllura, që garanton sundimin autoritar të kryetarëve të partive. Sepse, se kush do të jenë deputetë e vendosin ata, e jo ne me votën tonë.

b-të ndalohet financimi i partive nga sipërmarrësit dhe kompanitë. Pasi, oligarkët, me paratë që na zhvasin neve, financojnë partitë në fushata, duke parapaguar aferat e reja.

c-të ulet pragu elektoral për tu dhënë mundësi formacioneve të tjera politike të përfaqësohen në parlament.

d-të mundësohet vota e emigrantëve.

Nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, shqiptarët masivisht të bojktojnë zgjedhjet.

3-Deri në zgjedhjet e reja, të ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja koncensionare apo PPP-ve, si dhe të pezullohen të gjitha kontratat që nuk kanë nisur të zbatohen.

4-Deri në zgjedhjet e reja të ndalohet pjesamarrja në çdo lloj tenderi, procesi apo operacioni financiar, i çdo lloj kompanie që është themeluar në parajsat fiskale.

5-Të vazhdojë e të mos bllokohet reformimi i sistemit të drejtësisë.

Pas këtyre kërkesave, folësi ftoi protestuesit që, një ditë të mblidheshin para selisë së qeverisë, e një ditë para selisë së PD-së. “Këtu në shesh – tha burri – natë e ditë, derisa ta detyrojmë këtë klasë politike ta çlirojë demokracinë nga kthetrat e interesave të veta dhe të oligarkëve, që konvertojnë pushtetin në para për vete e për politikanët”.

Turma brohoriti dhe aprovoi “po, po, po”.

Por kur u zgjova, atë turmën e stërmadhe, nuk e pashë. As atë burrin që lexonte ato kërkesat. Pashë një djalë me kokore ciklisti në kokë që bërtiste: “tani jemi ne, ne do fitojmë, ne do fitojmë”.

Megjithatë unë i fiksova nga ëndërra ato kërkesat, që mu shfaqën, siç thuhet, si vargjet e Kuranit Profetit Muhamed. Dhe i shkruajta që nesër të mos thuhet: Po mirë, nuk doli dikush të këshillonte ndonjë gjë më të mirë, pa gjynah tërë ajo lëvizje studentore përfundoi me një bojatisje të konvikteve nga jashtë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Pse kjo nuk është më protesta e studentëve
Previous article ANALIZA/ 50 hijet e të verdhës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k