Nga Mentor Kikia
Për të gjithë ata që mu sulën, pas publikimit të një shkrimi, lidhur me cënimin(sipas meje) e të drejtave të grave që mbulohen me burka.
Sepse ata burra, ndjehen mirë që i mbajnë gratë e tyre brenda thasëve të zinj, sepse kështu mendojnë se ruajnë nderin, sepse kështu nuk ua shikon as dielli e as robi, as duart, as fytyrën e as sytë.
Ja një lajm, që vjen Anglia
Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, bëri dy ditë më parë deklarata publike kundër mbajtjes së burkës nga gratë myslimane.
Ai tha se shamitë në kokat e grave muslimane ishin mizore ndaj tyre, duke ia adresuar fajin atyre që ai i quajti “regjime shtypëse mashkullore”, me bindjen se janë ata që e detyrojnë gratë që të vishet në atë mënyrë.
Pas këtyre deklaratave pati reagime.
Shumë thanë se Boris duhet të kërkojë ndjesë.
Por sot, imami i Kongresit Islam të Oksfordit, Taj Hargey, përmes një letre drejtuar “The Times”, mbështet Johnsonin.
“Ish-sekretari i Jashtëm nuk duhet të kërkojë falje, ai ka thënë të vërtetën”.
Ai saktëson se veshja nuk kishte legjitimitet nga Kurani dhe se ishte modë e ekstremizmit fetar dhe islamit militant.
Ai madje ka thënë se burka mund të precipitojë rreziqet e sigurisë dhe të pengojë kohezionin e komunitetit.
Sipas Imamit, burka tregon vetëm pabarazinë gjinore.
Leave a Reply