• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!

September 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ben Blushi u anatemua javën e kaluar. S’lamë gjë pa i thënë e sharë. Shkaku ishte, sepse ai na shiti dekoderat dixhitalë 35 Euro. Shumë prej nesh i kujtuam fjalimet në parlament kundër qeverisë së kurruptuar socialiste dhe opozitës po ashtu. I kujtuam edhe fjalimet patetike për të varfërit. Sepse tani ai po bën flirte me qeverinë e korruptuar dhe të vërfërve ua shiti dekoderat “sa frëngu pulën”.

Tradhëtar i fukarenjve, i pabesë, pazarexhi! Nga njeriu që u qante hallet hallexhijve, u bëre tregtar dekoderash dhe i braktise hallet e hallexhijve! Ja, ia thashë dhe unë ç’pata për ti thënë Blushit.

Të tjerat i lëmë për në Janar, kur mesaduket ai do ta rrisë çmimin e dekoderit, meqë do ketë kërkesa të mëdha. Po sikur Blushi të mos ishte bërë tregtar dekoderash, por të kishte marrë me koncension Rrugën e Kombit e ta bënte çmimin 15 Euro?

Po sikur të marrë rrugën e Elbasanit, e ta vërë traun ke tuneli, që nuk besonte se Berisha do ta shponte, e nga inati të na marrë nga 10 Euro? Ky do të ishte një maskarallëk edhe më i madh, apo jo?

Pa prit njëherë, përse po i kërkojmë llogari Blushit? Për çfarë na detyrohet ai?

A foli Blushi në parlament sa na mallëngjeu të gjithëve me të bërit opozitë? A nuk rrinin ata guagët e opozitës me telefon në dorë të regjistronin Blushin kur të shante Ramën e ta hidhnin në “Facebook”? A nuk bëri Blushi një parti?

A nuk bëri ai një program, që parashikonte të na i “falte” edhe dekoderat? A nuk bëri ai një program edhe kundër korrupsionit, edhe kundër papunësisë, edhe kundër emigrimit? Madje edhe për të rritur pjellshmërinë e grave!

I bëri, na kërkoi ta votonim dhe ne nuk i dhamë vota as për të qenë në qeveri, as në opozitë. Madje, pasi nuk i dhamë asgjë, edhe u gajasëm: Ehe ky, bëri sa bëri “gam-gam” e një m…. fitoi. Sepse atë i dhamë ne!

Nuk kishim besim tek ai, ndaj nuk e votuam. Në rregull, kjo është demokracia. Po tani çfarë m… duam prej tij? Përse u ndjemë të tradhëtuar?

“Ky pushti na e bëri me të pabesë. Na braktisi ne hallexhijve që na mbronte në parlament. Pa pikën e turpit u bë me oligarkët, e po bën pazare me Ramën për ta. Po për ne kush do të bëjë “gam gam” tani në parlament? Kush do ta kritikojë Ramën “nga brenda”?

Pse u bërë drejtor televizioni o Blush? Pse u bëre tregtar dekoderash, e na i shet edhe shtrenjtë tani, pa le. E kujt, neve që na mbroje në parlament. Aty të rrije, me megafon në dorë para zyrës së Ramës. Si qen(ndjesë qenit), edhe i vetëm të bërtisje për fukarenjtë.

Po ne çdo të bënim kur ti të bërtisje, do të pyesësh ti? Asgjë, do të qeshnim me ty. Do të thonim: I shkreti, ka rrëshkit, bërtet rrugëve si ai budallai i fshatit që i shan të gjithë.

P.S: Ky nuk është një monolog për të mbrojtur Ben Blushin, pasi as kam dëshirë ta bëj, as ai ka nevojë për mbrotjen time. Eshtë një pamflet kundër jush, kundër nesh, kundër të gjithëve, që nuk njohim rregullin më elementar të demokracisë:

Tu kërkojmë llogari atyre që u kemi dhënë votën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR ZHEJI/ Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duhet të ndryshojnë në rrënjët e tyre
Previous article MERO BAZE/ Prioriteti ditor i Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k