• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Në Shqipëri duhet të vendoset, së pari, Liria Politike
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Në Shqipëri duhet të vendoset, së pari, Liria Politike

December 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Tashmë poshtë zyrës së kryeministrit nuk thërritet vetëm për tarifa dhe kushte më të mira në konvikte. Por thërritet kundër politikës në tërësi, kundër qeverisë dhe kundër opozitës. Kërkohen zgjidhje e alternativa të reja.
Dëgjova dje rrëfime të sinqerta emigrantësh që punojnë ndershmërisht në vendet ku jetojnë dhe ndjejnë që, përveç me paratë që kanë sjellë e sjellin, duan të kontribojnë edhe në këtë mënyrë për vendin e tyre. Dëgjova deklarata se Shqipëria është vendi më i varfër dhe vendi më i korruptuar, dëgjova thirrjet “Turp, Turp”. Por ju e dini besoj se këtu nuk ka më turp njeri! Madje për turp është ai që nuk bën për vete kur e ka në dorë pushtetin.
Por ka vetëm një mënyrë për ti shërbyer të ardhmes së këtij vendi, duhen adresuar kërkesa konkrete.
Duhet të goditet, shfuqizohet dhe rindërtohet së pari ligji zgjedhor.
Në 1990, diktaturës iu hoq shtylla kurrizore kur u lejua pluralizmi politik. Sepse deri atëherë kishim një ligj që lejonte vetëm një parti, Partinë e Punës.
Ndërsa sot, pas 28 vjetësh, demokracia jonë ka degjeneruar në një ligj që lejon vetëm dy Parti Pune. Një ligj që, përmes pragut, mbyt çdo përpjekje për lëvizje të reja. Një ligj që u mundëson partive të financohet në mënyrë të errët, nga paratë e korrupsionit dhe krimit, me të cilat ata blejnë edhe votat pastaj. Një ligj, që përmes listave të mbyllura, u garanton kryetarëve sundimin mbi partinë. Ndaj nuk ka demokraci në parti, nuk ka garë, por ka vetëm lista që bëhen nga kryetarët. Ndaj dhe parlamenti mbushet me horra, biznesmenë pa asnjë lidhje me politikën, servilë dhe njerëz që nuk guxojnë të thonë fjalën e tyre, pasi zbatohet parimi: “kush del kundër familjes, përjashtohet”. Dhe partitë që drejtohen në mënyrë autoritariste, nuk mund të prodhojnë kurrë qeverisje demokratike.
Duhet vendosur Liria Politike. Të tjerat vijnë më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Isha, pashë, dëgjova dhe ika
Previous article YLLI MANJANI/ Sa me rëndësi është ajo e shkretë votë!!!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k