• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve

September 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mentor Kikia
Dashuria për Shqipërinë nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar.

Edi Rama lëshoi dy batuta, të shtunën në Vlorë, ndërsa fliste për turizmin, të cilat unë dua t’i risjell:

“Në drejtim të pastërtisë, kemi bërë përparime. Nga shumë pis, tani jemi pis”.

“Ju që e doni këtë vend, mos e tregoni dashurinë vetëm kur luan kombëtarja, por duke mos e ndotur atë”.

Qeveria e Ramës do të ikë duke mbajtur të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat dështime në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e mbetjeve.

Por, sot dua të merrem me njerëzit. Këto foto i bëra këtë të dielë në Dajt. Shumë njerëz i frekuentojnë lëndinat e parkut. Kaq shumë kishte sa çdo ngastër hapësirë dukej si një mjedis feste. Tymi i zgarave dhe aroma e mishit të pjekur shpërndaheshin ngado.

Por, pisllëku ishte i pranishëm, po ashtu, ngado, në çdo cep. Ishin mbetje të vjetra, të një viti më parë ndoshta, e të javëve të fundit. U largova pa pritur fundin e gostisë, pasi nuk do të doja t’i shikoja shfrytëzuesit e natyrës të largoheshin njëri pas tjetrit duke lënë aty kanaçet e birrave, qeset e qymyrit, letrat, bidonat e ujit e pampersat e fëmijëve. Pikërisht!

Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve. Mu në britmat nacionaliste më flamuj kuqezi e në nervin atdhetar që ju preket kur ju shajnë edhe një futbollist shqiptar në Zvicër.

Tregojeni dashurinë për këtë vend, duke e respektuar atë, duke e ruajtur e mbajtur pastër. Askujt nuk i kushton asgjë, që mbeturinat që prodhon ti fusë në një qese e ti zbresë në qytet me makinë. Ja me sa pak bëhesh atdhetar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADA HALILAJ/ Unë jam një nga një milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë
Previous article ANALIZA/ Çfarë po ndodh me Argjentinën...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k