• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ “Erjon Braçe një deputet zevzek, mistrec, i pakompromis, asnjëherë i akuzuar për korrupsion dhe me integritet”
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ “Erjon Braçe një deputet zevzek, mistrec, i pakompromis, asnjëherë i akuzuar për korrupsion dhe me integritet”

December 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Për çfarë mund ta akuzojmë Erjon Braçen e ndonjë tjetër?

Pa dyshim që qytetarët kanë të drejtë të komentojnë mbi ministrat e rinj që emëroi kryeministri.

Po shikoj shumë kritika, ironi e sarkazma ndaj Erjon Braçes, tashmë zv/kryeministër.

Para se të them dy fjalë për këtë njeri antipatik, doja të theksoja se ndër të zgjedhurit e rinj, mendoj se ka edhe të ndershëm, dhe mund të veçoja Ministrin e ri të Bujqësisë, Blendi Çuçi.

Për të tjerët, ose nuk është folur e shkruar fare, ose është shkruar vetëm për afera korruptive.

Por të ndalemi tek Braçe.

Mendoj se askush nuk ka argumenta për ta akuzuar këtë njeri si të korruptuar.

Nuk ka patur asnjëherë poste publike në administratë. Ka qenë gjithmonë një deputet zevzek, mistrec, i pa kompromis, ndër të paktët në kopenë e socialistëve të urtë e të paqtë, që ka ngritur zërin kundër ministrave, duke kritikuar PPP-të, Ofshorët, tenderat, leje ndërtimi e mjedisore. I vetmi nder politikane qe ka akuzuar e denoncuar vazhdimisht mafian ne futboll.

Problemi është se në atë detyrë ai nuk ka as “çelësat e kashtës”.

Unë mendoj se nëse PS do të kishte patur ca më shumë njerëz me integritetin politik të Braçes, do të ishte më ndryshe.

Mos prisni të kërkojë dorëheqjen e Ramës, ai është një socialist.

P.S(Jo partia socialiste):

Për të tjerat hajde të bërtasim natë e ditë, por unë preferoj që të barëdhës ti them e bardhë, e të zezëz e zezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MIXHOZI/ I habiti të gjithë…edhe vetë ministrat
Previous article ARTAN FUGA/ Si na kanë grabitur 'skifterët' e politikës ne 'lepujt' universitarë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k