• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Deklarata shokuese e deputetit kundër policisë që as justifikohet dhe as tolerohet
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Deklarata shokuese e deputetit kundër policisë që as justifikohet dhe as tolerohet

September 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Në Divjakë, një operacion i forcave speciale të policisë duket se ka shkuar keq.

I nisur si një përpjekje për të arrestuar dy vrasës, që dyshohej se fshiheshin në një nga shtëpitë e fshatit Rremas, ai për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi një burrë është plagosur në kokë ndërsa ndodhej në dhomën e tij të gjumit.

Policia tha se kishte dyshime se në atë shtëpi ishin strehuar dy të kërkuar, por nuk shpjegoi dot rrethanat e plagosjes së burrit. 

Kjo mbetet për tu qartësuar e hetuar, pasi operacionet kundër një vrasësi s’mund të përfundojnë me të tjera viktima. 

Po ashtu duhet hetuar edhe pretendimi i banorëve për sjelljen e policëve gjëtë operacionit. 

Por ishte shokues reagimi i një deputeti të Lushnjes, z.Myslim Murrizi. Në 10 rreshta tekst, kishte përmenduar 5 herë fjalën banditë, terroristë, kriminelë.


Banditë me uniformë, terroristë me uniformë… ka shumë mllef kundër policëve, atyre që në atë orë të herët të mëngjesit nuk ishin aty për të gjuajtur për bretkosa, por për të kapur dy vrasës(paçka rezultateve të operacionit). 

Një ligjvënësi nuk i tolerohet, pavarësisht pozicionit politik, që policët, ata që janë më të shumtë në radhët e viktimave se kriminelët, ti quajë banditë, kriminelë e terroristëe. 

Në Divjakë nuk u ndërmor një operacin ndëshkimor, për çfarëdo arsye, që të justifikojë këtë gjuhë, aq më shumë nga një deputet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shqipëria vërtetë s’ka impakt në Kosovë, por e ka ndihmuar jo pak
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Dhe politika tha: Të bëhet autoveting

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k