• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Bllokimi i rrugëve nuk është e drejtë kushtetuese!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Bllokimi i rrugëve nuk është e drejtë kushtetuese!

October 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, të akuzuar për bllokimin e rrugës tek Unaza e Re në Tiranë. PD, përmes një deklaratae e konsideroi këtë si terror ndaj protestuesve dhe i kërkoi qeverisë ti japë fund arrestimeve.

“E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut” – thuhet në deklaratën e PD-së.

Unë e mbështes protestën e atyre njerëzve që rezistojë prej një viti në kërkim të çdëmtimit të pronës së tyre. E konsideroj të ligjshëm reagimin, për të kërkuar çdëmtimin e shtëpive, që edhe pse pa leje, janë aty prej më shumë se dy dekadash.

Por bllokimi i rrugës nuk është as protestë, as e drejtë kushtetuese. Bllokimi i rrugës është bllokim rruge dhe aty nuk dëmton as kryeministrin as qeverinë, por dëmton qytetarët e tjerë.

Prej një viti, çdo ditë ora 18 – 20 është bërë ferri i atyre që duhet të kalojnë në atë rrugë. Njerëz që kthehen nga puna duhet të enden nëpër rrugicat e tmerrshme të Kasharit në gjetje të një vrime ku të dalin. Në një qytet pa rrugë alternative, kjo është luks i madh të tolerohet.

Jo, kjo nuk është protestë. Ky është persekutim i një pjese të shoqërisë nga një grup i vogël i shoqërisë.

Çdëmtmin e shtëpive nuk e kanë në dorë ata që mbeten në rrugë, që mund të jenë po aq viktima të korruptisonit sa edhe ju.

PD që sot i mbron ata, është edhe përgjegjësja që ajo protestë degjeneroi në një akt thjeshtë bllokim rrugësh dhe jo protestë para institucioneve që kanë në dorë zgjidhjen.

Kauza e atyre njerëzve fatkeqë nuk e ka mbështetjen e banorëve të tjerë të Tiranës pikërisht për këtë arsye.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSEN RUSTA/ Macron dhe Shqipëria Europiane
Previous article SPARTAK NGJELA/ Shkarkimi i Metës, hapi i parë i goditjes së korrupsionit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k