• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ A po e kompromenton presidenti Meta “revolucionin” opozitar?
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ A po e kompromenton presidenti Meta “revolucionin” opozitar?

July 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Opozita kishte shndërruar në simbol të luftës së saj politike përgjimet që tregonin presionet dhe shantazhet për sigurimin e votave në Dibër.

Por pas 30 qershorit, një proces zgjedhor, që nuk ndryshoi asnjë në sfondin e krizës politike, ndërsa pritej të shikohej se si dhe me çfarë mjetesh do të vazhdonte protesta, kur rrëzimi i qeverisë përmes presionit apo dhunës kishte rënë, presidenti hap një tjetër front lufte. Ai i shpall luftë “Ramaformës”.

Vërejtjet e Presidentit Meta ndaj mënyrës se si po ngrihen institucionet e reja të drejtësisë mund të jenë të gjitha të drejta. Por përse pikërisht tani? Përse presidenti po denoncon tani ngjarje që kanë nga disa muaj deri në disa vjet që kanë ndodhur?

Prej disa ditësh qendra e luftës opozitare është zhvendosur në presidencë. Por a e kompromenton kauzën dhe krejt lëvizjen e opozitës ky pozicionim i ri i presidentit? Përfshirja e tij në betejën politite është e keqja më e vogël.

Goditja e reformës në drejtësi, u jep të drejtë të gjithë atyre që mendonin deri dje se “revolucioni” opozitar nuk është një përpjekje për të reformuar sistemin politik e zgjedhor, për të rikthyer demokracinë e vjedhur etj, por është një kryengritje kundër drejtësisë së re, nga frika e ndëshkimit. Dhe nuk është cudi që kjo ta zbehë edhe kauzën e vjedhjes së votës.

Opozita bëri gabimin e parë kur deklaroi se do ta zhbënte reformën në drejtësi, për të bërë reformimin real të saj. Dhe për këtë fitoi të gjithë kundërshtinë e mundëshme të ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA-ve. Tashmë është presidenti që i hedh ujë zjarrit të opozitës. A nuk do të ishte më mirë që presidenti “Ramadrejtësinë” ta luftonte, psh, duke tundur dosjen e pahetuar të përgjimeve të Dibrës?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Dhjetë pyetje kryebashkiakëve opozitarë që s’duan të lënë detyrën
Previous article ANALIZA/ Presidenti u katandis në bunker, i shpalli luftë SHBA-së, duhet të marrim masa

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k