• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Marrëveshja e prishur e Trump me Iranin: A rrezikohet Shqipëria si vendstrehim i muxhahedinëve?
Home
Blog

Marrëveshja e prishur e Trump me Iranin: A rrezikohet Shqipëria si vendstrehim i muxhahedinëve?

May 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Anullimi që Trump i ka bërë marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund të çojë deri në një krizë botërore me efekte dhe ne Shqipëri. Sepse siç dihet, te ne strehohen kontigjente të opozitës iraniane.

Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ekonomike e financiare ndaj çdo subjekti që bën tregti me Iranin.

Kjo situatë mund të përkthehet në një përplasje të fortë mes amerikanëve dhe regjimit të Teheranit, duke e kthyer këtë të fundit në pozita vetëmbrojtëse, pra mund të mbyllë çdo proces që ata hapën me marrëveshjen bërthamore.

Krerët e Teheranit, pas nënshkrimit të marrëveshjes ishin interlokutorë në zhvillimet rajonale në Lindjen e Mesme; e nga ana tjetër u vendos një profilaksi që bota të mos ndërhynte në zhvillimet e brendshme të Iranit, kryesisht nga protestat e fillimvitit.

Dhe vijmë te Shqipëria. Prej më shumë se 5 vjetësh, te ne jetojnë një numër i madh iranianësh, që janë opozita zyrtare e regjimit të Teheranit.

Të ardhur nga Kampi Ashraft në Irak, Muxhahidinët e Popullit apo MEK janë lëvizja që kërkon ndryshim të regjimit në Teheran.

Kreu i Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, pra drejtuesja politike e MEK-ut, në një deklaratë publike ka bërë të ditur se organizata që ajo drejton “përshëndet” prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në një deklaratë në Twitter, Rajavi thekson se “tani duhet të vijë fundi i regjimit, asnjë marrëveshje nuk duhet bërë me regjimin fashist klerikal”.

Pra është shumë e qartë që muxhahidinët kanë kundërshtuar çdo marrëveshje të Perëndimit me Teheranin. Ata e kanë thënë disa herë këtë dhe kanë arritur të lobojnë në qarqe të larta në SHBA.

Madje në këtë moment, njerëzit më të afërt të MEK, janë as më pak e as më shumë por enturazhi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kreu i Këshillit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, posti kryesor që lëviz politikën e jashtme të SHBA, është ambasadori John Bolton, një person i afërt me muxhahidinët, i cili ka qenë dy herë në Shqipëri vitet e fundit.

Ndërkaq, Rudolf Guliani, kreu i këshilltarëve ligjorë të Donald Trump, është gjithashtu një politikan që mbështet hapur çështjen e muxhahidinëve.

Pra iranianët e Shqipërisë, tashmë janë futur thellë në politikë dhe kanë arritur një synim politik që e kanë pasur prej vitesh. Ata arritën të bindin SHBA-në që të ndalojë negocimin me Teheranin.

Por sa implikohet Shqipëria në këtë mes?

Tirana zyrtare, përveçse mikpritëse humanitare e muxhahidinëve është edhë mbështetëse politike e kauzës së tyre dhe këtë nuk e kanë shpallur vetëm përfaqësuesit e qeverisë, por edhe të opozitës, të cilët marrin pjesë vazhdimisht në tubimet e MEK.

Dhe tani që muxhahidinët nuk janë thjesht një “mërgatë politike në ekzil”, por një sfiduese dhe rivale për pushtet me Iran, Tirana ka një rrezik që të marrë zemërimin e ayatollahëve.

Edhe tani, Tirana është në shënjestër të Teheranit për vendimin e pritjes dhe strehimit të muxhahidinëve.

Një vizitë e Ditmir Bushatit vitin e shkuar në Iran shërbeu për të hedhur ujë në zjarr duke i qetësuar se opozita iraniane nuk do të lejohet që të jetë aktive.

Ama tani kjo opozitë jo vetëm që është aktive por ka nisur përpjekjen për të marrë pushtetin politik në Iran, dhe ekziston rreziku që Tirana të bëhet palë në këtë synim.

Palë që përveç armiqësimit me Iranin mund të implikojë marrëdhëniet me aleatë të Shqipërisë si Turqia, Gjermania, e vende të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në përplasjen me Teheranin.

Në këtë situatë qeveria e Edi Ramës ka një shans që të afrohet më shumë me qeverinë e Trump, kontaktet me të cilën i ka mbajtur pikërisht për kontigjentin e MEK.

Megjithatë gjërat pritet të marrin më shumë qartësi kur konflikti me Iranin të bëhet gjithnjë e më shumë prezent për të negocuar në vend, siç ndodhi edhe me Korenë e Veriut. Por a do të bëhet fizikisht Shqipëria një arenë lufte mes palëve në Iran, pra qeverisë dhe opozitës?!

Pikërisht këtu qëndron rreziku, nëse pas politikës nisin edhe metodat e tjera që zakonisht i kryejnë shërbimet sekrete… (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAVDRIM LITA/ Dita e Europës, si do t’i zgjidhte krizat Zhan Mone
Previous article Bota e mori vesh. Çfarë do të bëjë politika jonë pas tërheqjes së Trump?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k