• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MARK MARKU/ Pse Xhisela nuk mund të bënte dot heroinën si në filma
Home
Blog

MARK MARKU/ Pse Xhisela nuk mund të bënte dot heroinën si në filma

October 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

MARK MARKU/ 

Përmes ekraneve televizive, shqiptarët e tromaksur kanë ndjekur drejtpërdrejt vdekjen faktike të shtetit shqiptar. Një shtet në hjekë, prej vitesh i mbërthyer në fyt nga krimi i organizuar, sonte është shembur para syve të shqiptarëve, pikërisht në momentin kur Xhisela, vajza nga Nikla e Krujës, ka tërhequr me zë të dridhur gjithë çfarë kishte deklaruar më parë në denoncimet e bëra në organet e drejtësisë për dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ka bërë mirë e shkreta vajzë, që e ka tërhequr denoncimin e saj dhe shpresoj me këtë ka shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve. Publiku shqiptar, me siguri, pas kësaj ndihet i irrituar, i fyer, i kërcënuar, por sa para bën kjo para jetës së një vajze të pambrojtur. E kërcënuar nga i dashuri, e braktisur nga shteti, nga shoqëria, ajo ka bërë zgjidhjen më njerëzore të mundshme: të jetojë. Publiku, që ka pritur një zgjidhje filmike të ngjashme me filmin italian “Gruaja më e bukur”, kur personazhi i dhunuar Francesca Cimaroza nga mafiozi Vito Juvara, pavarësisht presionit të familjes, strukturave policore të lidhura me mafien, opinionit të vendit ku jeton, i cili, nën presionin e medias, e etiketon vajzën Cimaroza Spia, e bën denoncimin e vet në Polici dhe e çon dhunuesin në burg. Publiku shqiptar duhet ta ketë kuptuar më në fund se heroinat dhe heroizmat bëhen në filma dhe krejt ndryshe ndodh në jetën reale. Për vete e doja Xhiselën të gjallë, jo heroinë, kështu që gjithë mirëkuptimin për zgjedhjen e Xhiselës.

Por, duke jetuar Xhisela, vdiq shteti. Sepse Xhisela nuk është viktimë e dhunuesit, por e vetë shtetit, i cili në këtë dramë është shfaqur me tërë natyrën e tij mafioze. Strukturat e tij nuk e morën kurrë në mbrojtje Xhiselën dhe nuk ia pranuan denoncimet nga komisariati në komisariat. Sepse i akuzuari prej saj ishte djali i deputetit socialist, Rraja. Nënkomisari i Policisë, Nuhu, që e denoncoi rastin u kërcënua gjithashtu dhe pasi iu drejtua të gjitha strukturave shtetërore, përfshi ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin, denoncoi rastin dhe u arratis nga Shqipëria për të shpëtuar jetën. Kryeministri i shtetit të vdekur në vend që të mblidhte strukturat përgjegjëse dhe t’u kërkonte llogari, e sulmoi nënkomisarin, duke e quajtur horr, gjë që me siguri i ka trimëruar dhunuesit e Xhiselës, e cila sonte në mbrëmje përsëriti fjalë për fjalë versionin e hedhur pak ditë më parë nga deputeti socialist, sikur kishte pasur vetëm një sherr të vogël “për arsye xhelozie”. Kuptohet si ka funksionuar mekanizmi i presionit mafioz derisa fjalët e shqiptuara nga deputeti socialist u shqiptuan fjalë për fjalë nga buzët që dridheshin të Xhiselës. Madje, buzët e saj përsëritën po fjalë për fjalë edhe thirrjen e grave socialiste se çështja “po politizohej”. Është, pra, deputeti socialist Rraja, strukturat e Policisë, Kryeministri, shkurt gjithë shteti që mban peng Xhiselën. Duke përgënjeshtruar veten, Xhisela e mbajtur peng ka firmosur vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Përtej zemërimit, mllefit, përbuzjes, dhimbjes, Xhisela robinjë na tregoi të gjithëve se sot shoqëria shqiptare është një shoqëri e mbajtur peng. Se secili shqiptar është peng i shtetit të tij mafioz. Se ky shtet edhe të rrjep, edhe të rreh, edhe të q…, edhe të vret po nuk e mbylle gojën. Shteti e ka hequr edhe leskrën e fundit të asaj çka duhet të përfaqësojë për qytetarët e vet. Shteti është shfaqur haptazi si mafia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEA PETRO/ Xhisiela dhe e vërteta që humbi
Previous article LULJETA ÇIPI/ Gjyqi publik dhe i turpshëm i medias ndaj Xhisielës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k