• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MARIN MEMA/ Tradhtarët i kemi këtu
Home
Blog

MARIN MEMA/ Tradhtarët i kemi këtu

June 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Teksa e gjithë bota mburret me historinë e saj, ne shpesh dukemi të kompleksuar për të kujtuar e shpluhurosur gjurmët që vijnë nga shekujt. Aq i dukshëm është ky fakt sa mjafton një udhëtim i thjeshtë në masën dërrmuese të qyteteve tona, për ta kuptuar. Në Fier, bash në pjesën kryesore qëndron një glob i çuditshëm, kur në fakt Apollonia duhet të ishte një simbolikë e padiskutueshme. Në Durrës më rëndësi i jepet velierës betonizuese sesa madhështisë së Epidamnusit apo Dyrrahut të lashtë. Nuk ndryshon Shkodra simbol i Gentit dhe pushtetit Ilir, apo Lezha, Lisusi hijerëndë që në sheshin kryesor duhet me çdo kusht të gëzojë vërtetë rrënjët e tij. Kështu në Ballsh, ku Bylisi nuk mund të harrohet, në Albanopol, në Përsqop, Berat, Gjirokastër, Grazhdan, Enkelanë e me radhë…

Nuk dihet se përse askund në sheshet kryesorë nuk gjen diçka që të lidhet vërtetë me drejtuesit ilirë. Teutën në Durrës mbi godinën historike të bankës e kane ngritur italianët diku ne fundvitet 20 dhe në fillimin e atyre 30. Po ne përse nuk kujtojmë askënd prej tyre ?  Sheshi i Tiranës ka hapësirë pafund, por në të vendoset gjithçka përveç një shtatoreje që përkujton rrënjët tona më të lashta. A është normale që të mburremi vetëm me memoriale apo vepra abstrakte e me simbolika që sigurisht kanë vlerën e tyre, por nuk duhet kurrësesi të mbulojnë identitetin e hershëm të shqiptarëve. Arti është art dhe ai duhet kuptuar, por ne nuk jemi një vend pa të shkuar që çdo gjë duhet ta mbështesë tek veprat e nënkuptuara…E pra në Shqipëri veprat e realizuara në dekadën e fundit janë të gjitha të tilla. Ndryshojnë vetëm ato fryt i inisiativave private , por që ndalen këtu.

Përse kjo frikë apo mungesë dëshirë për të treguar historinë? Nëse në vetë nuk e ringremë përse duhet ta kërkojmë fajin tek fqinjët që na e rrëmbejnë? Është e kotë të kërkojmë tjetërkund, të klithim apo të mërzitemi kur në fakt tradhëtarët, hileqarët, lënësit pas dore, të korruptuarit apo quajini si të doni, i kemi këtu brenda, në shtëpinë tonë. Ky është realiteti edhe pse shumicës nuk na pëlqen, ndërsa këta janë shtetarët që më shumë mendojnë për xhepat e fallsitetet e radhës sesa për vlera të tilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si e përdori Duçja Skënderbeun për të sulmuar Greqinë në 1940
Previous article Të vrasësh dhe të vritesh për … dashurinë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k