• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MAJLINDA BREGU/ Profesionet e të ardhmes për Ballkanin dhe shqiptarët
Home
Blog

MAJLINDA BREGU/ Profesionet e të ardhmes për Ballkanin dhe shqiptarët

January 8th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Forumi Ekonomik Botëror @worldeconomicforum ka botuar listën e profesioneve që do të mbizotërojnë në tregun e punës në 2030, duke nxjerr jashtë një pjesë të profesioneve të cilat në Ballkan e në Shqipëri zënë pjesën më të madhe të tregut.

Psh, ne 2030 nuk do të ketë nevojë për asistentë administrativë, sekretarë, arshivistë, nënpunës ligjorë, shoferë, punonjës në zyra postare etj.

Të gjitha thuajse profesionet e reja do të kenë në bazë,teknologjinë e informacionit.
Deri këtu, pak a shumë e dimë të gjithë.

Pyetja është:

“A jemi ne gati për këtë përmbysje të rregullave të derisotme të tregut të punës ku aftësitë teknologjike, mendimi kritik, janë gjithnjë e më të kërkuara?!”

Në rajon sot vetëm 2,6 % e të punësuarve janë specialistë IT.

Shpenzimet buxhetore për kërkimin dhe inovacionin janë 0,4% e PBB ndërsa në në 2023 vetëm 0,08 % të PBB,pra më pak se 0,1 % (OECD)

Në 2021 vetëm 34,5% e shqiptarëve sipas Bankës Botërore kanë bërë pagesa digjitale, fatkeqësisht ndër nivelet më të ulëta në rajon (61,7)%.

Shqipëria renditet në vendin e 21, mes 23 me një vlerësim total 36.37 pikë në 4 seksione (Talenti, Infrastruktura e IT-së, Ndikimi ekonomik dhe Mjedisi i Biznesit), më poshtë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Etj etj.

E thënë pak më shkurt,nga edukimi(ju kujtohen rezultatet e PISA); aftësimi digjital me vrull dhe afatshkurtër së pari për ata që rrezikojnë të ngelen pa punë për shkak të revolucionit teknologjk; mbështetja e qartë e sipërmarrjes dhe ‘start-up’ që sjellin risi për të tërhequr të rinjtë dhe ndalur emigrimin e tyre;skema mbështetje financiare për specialistët e IT-përfshi ata nga diaspora që duan të kthehen në atdhe jo vetëm për të votuar, -deri tek ndërgjegjësimi për rrezikun që na kanoset kur me yrysh të rinjtë orientohen drejt studimeve që përgatisin kryesisht nëpunës, janë thjesht të domosdoshme.

Nëse nuk duam që kur gjithë bota të jetë duke marrë e dhënë shërbime të gjithanshme sipas inteligjencës artificiale,ne të merremi me shfrytëzimin metodik të marrëzisë duke e lehtëbesuar zhvillimin në Instagram.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k