• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
MAJLINDA BREGU: Ju tregoj dashurinë e dy gjysheve
Home
Blog

MAJLINDA BREGU: Ju tregoj dashurinë e dy gjysheve

October 22nd, 2017 Editor Blog 0 comments

Si pjesa më e madhe e brezit tim jam rritur me shumë njerëz pranë. Të dyja gjyshet banonin pranë njëra- tjetrës.

Një shtëpi e stërmadhe private me xhaxhallarë, lulee të gjitha pemët e mundshme; dhe një tjetër me dajallarë e teze, me pemë, por më pak lule.

Siç Zoti i kombinon gjërat çuditshëm, në shtëpinë ku linda në një ditë maji kishte rregulla fikse, edhe kur ujiteshin lulet plotngjyra, “Pak para se të binte mbrëmja ose herët në mëngjes”.

Te gjyshja tjetër ishte në fuqi ligji i dashurisë pa kushte, ëmbëlsia në çdo fjalë dhe përkëdhelia me tepri, si për të kompensuar rreptësinë e tjetrës.

Aty ku jetoja rrëmuja ishte herezi; te gjyshja tjetër, nënëdaja, ishte liri. Njëra urdhëronte pa dhimbje nuset në shtëpi për të mos ndryshuar as pa dashje vendimin e saj (e kam të qartë se sa vlonin përbrenda mami im dhe kunatat, të katërta nuse të reja); nënëdaja i puthte nuset me të gdhirë sabahu.

Te njëra më mësohej si t’i mbanin vajzat këmbët kur të uleshin, te tjetra si të rrinin gocat sa më rehat. Njëra më paralajmëronte se ç’ndodhte me një vajzë po të mos ishte “nikoqire”, tjetra thoshte “kur t’i vijë koha do t’i mësojë të gjitha”.

Nuk e dalloje dot ku fillonte dhembshuria e ku mbaronte zemërimi për gjyshen e shtëpisë. Mendjehollë, sqimatare dhe ironike.

Mbi një makinë qepëse “Singer” përkulur gjithë jetën për të mbajtur familjen, nuk e di ku e gjente kohën për t’u shërbyer gjithë atyre burrave në shtëpi. Nuk iu nda asaj makine deri në fund.

Unë mblidhja copat e mbetura nga prerjet dhe me to sajonim rrobat dhe jorganët e kukullave që shtriheshin radhë në kuti këpucësh.

E kam menduar shpesh se “sfida” që më bënte ime gjyshe për të qepur, veshur e kombinuar kukullat vetë “sipas ngjyrave që kanë lulet”, shoqëruar me zellin e mamit për të parë ç’kisha sajuar, më ka ndjekur si hijezim gjithë kohës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIMOZA KOÇIU: Ndal linçimit të gazetarëve!
Previous article ILIR ZELA: Tek pragu i derës sonë...

Editor

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k