• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 18th, 2025
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Pushon nipi, punon gjyshi
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Pushon nipi, punon gjyshi

March 13th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës gjatë vitit të shkuar, u pasua shpejt nga lajmi i mirë se vendin e tyre e zunë menjëherë 27 mijë pensionistë.

Statistika është sa befasuese aq edhe e pa precedentë. (Nëse nuk besoni pyesni INSTAT).
Deri më tani në letërsi dhe në kinematografi kishim “rastin e veçantë të Benjamin Button”, ku vitet ikin dhe plaku rinohet. Por këtu realiteti ja kalon letërsisë dhe e lë pas në distancë kinematografinë.

Teksa papunësia te të rinjtë rritet po aq shpejt sa edhe kullat në Tiranë, punësimi i pensionistëve i ngjan ngjitjes së një shqiponje në fluturim ku shumë prej tyre kanë përveshur mëngët jo për pranverën e tretë, por dimrin e sakrificave pasi tani duhet të rivuajnë të gjithë pasojat e tranzicionit.

Me këtë ndryshim, pritet që Shqipëria të shpallet Silicon Valley për thinjat, një qendër mençurie ku përvoja dhe mençuaria mposht entuziazmin dhe fuqinë dhe ku pija energjike e atyre që punojnë nuk është red bull, por filxhani i çajit.

Ka institucione në Tiranë ku mosha e bordit është 80 vjeç, por puna e pensionistëve nuk ka pse kufizohet vetëm te mbledhjet e bordit.
Imagjinoni një ditë pune ku gjyshja punon në banak dhe kamariere dhe gjyshi në ndërtim dhe ku orari i pushimit të sinkronizohet me orarin e mjekimit të artritit.

Tek e fundit e kush mund të përballojë më mirë stresin e punës se ata që kanë kaluar vështirësitë e diktaturës dhe tallazet e tranzicionit?

Po ku janë vendet e punës për të rinjtë? Mos janë fshehur si vezët e pashkës që presin të zbulohen?
Si i bëhet që edhe të rinjtë të ndryshojnë statutin nga spektatorë profesionistë në profesionistë të lirë?

Mos ndoshta duhet të ndryshojë mosha e pensionit, nga 65 të shkojë në 35 dhe ky mund të jetë një motiv që të rinjtë të nisin punë më herët dhe t’i bashkohen divizioneve të pensionistëve që kanë nisur punë për herë të dytë.
Për momentin të rinjtë të presin. Koha ka thirrur në tregun e punës gjyshërit.

Dhe ata natyrisht do përgjigjen deri në frymën e fundit. Por çfarë do të ndodhë më tej?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse idealizmi është kaq i huaj mes nesh?!
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Çelësi i Edi Ramës dhe brava e prishur e PD

F.autor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Jul 16th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k