• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Lista e turpit!
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Lista e turpit!

October 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Lutfi Dervishi

Nëse kërkon në “Google” për “listën e emrave të gazetarëve shqiptarë që janë financuar me fonde të zeza nga Greqia”, të dalin afro 80 mijë artikuj të ndryshëm në dhjetëra e qindra portale, – portale nga më seriozët që kanë mijëra ndjekës e deri te blogjet personale që kanë për audiencë autorin e shkrimit!

“Skandali” me “listën e turpit” u bë publik fillimisht nga një blog i parëndësishëm dhe pastaj me shpejtësinë e thashethemit mbuloi rrjetet sociale dhe dominoi debatin on line.

“Lista e turpit” që përgojon emra të njohur të gazetarisë, artit, politikës dhe botës akademike, është rasti për t’u ndalur te përgjegjësitë publike të gazetarëve dhe zotëruesve të portaleve.

Duke kaluar shpejtësinë e fotokopjes, lista u shumëfishua pasi kaloi testin e marrjes së klikimeve. Më tej, mbi këtë lajm të rremë u ndërtuan “lajme” të tjera dhe përveç “tregtarëve të shpifjeve”, gjithë të tjerët po dalin të humbur!

Lajmet e rreme- më të suksesshëm janë ata që bazohen mbi gjysmë të vërteta. Edhe ky “lajm” u bazua mbi skandalin e financimeve përmes fondit sekret të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Debati në Greqi për financimin e portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe në Maqedoni u nxit nga dorëheqja e ministrit të Jashtëm grek. Kotzias, pas një përplasjeje për “fondin sekret” me ministrin e Mbrojtjes, Kammenos.

Ekzistenca e këtij fondi sekret dhe pranimi publik i qëllimit të përdorimit ndoshta të çojnë në një listë tjetër, që mund të meritojë epitete të rënda. Por baltosja majtas dhe djathtas, lart dhe poshtë, me synime të qarta politike apo tregtare ka marrë përmasa alarmante!

Teoritë konspirative janë përgjigje për pyetjen pse gjërat nuk shkojnë aq mbarë sa ne dëshirojmë. Lajmet e rreme kanë funksione të shumëfishta- janë për të lënduar, për të manipuluar, për të bërë para dhe për të sabotuar.

Është detyrë e medias jo vetëm çmontimi i lajmeve të sajuara, por edhe përcaktimi i motiveve pse hidhen në treg: ‘fake news’?!

Ka disa pyetje të thjeshta që ndihmojnë në çmontimin e ‘fake news’? Kush është autori? Çfarë dimë ne për të? A mund të verifikohen burimet e lajmit? Çfarë synon ky lajm? Kush përfiton nga ky lajm dhe shpërndarja e tij?!

Janë pyetje të thjeshta, përgjigjja e të cilave nuk të merr shumë kohë. Në rastin e “listës së turpit” synimi është i qartë: me një gur vriten disa zogj: denigrohen njerëz, shpërqendrohet vëmendja nga problemi i vërtetë, manipulohet opinioni dhe fitohen ca klikime me shumë!

Është koha e bërjes publike të një liste tjetër turpi, – listës së portaleve/blogjeve anonime, që ecin sipas thënies: “Nuk kam turp, nuk ke çfarë më bën”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Sikur Lulzim Basha ta kishte ende në dorë prokurorinë?
Previous article ARTAN FUGA/ Qyteti im i dashur, pisanjos!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k