Si pervit, edhe ky vit të gjen të përmalluar per”cik” Llogara.. Gjithë qejf nisesh dhe e ke marr pasyash omleten 8-mije lekshe që do hash në “Llërmi”me gjithë zogun e pules qe të këndon në pjatë..
Pasi përshkuan intenerarin e zakonshëm me ndalesën për të ngrënë kosin e deles (me demek) me arrat dhe mjaltin e bletëve të zonës (me demek edhe ky)që edhe pse e di se c’ha prap të shijon pafund çorba 350-lekshe, pi me të njëjtin qejf edhe makiation 180 lekshe dhe merr tat-poshten nën ritmet e muzikes dhe pamjeve marramëndëse që na ka dhuruar Zoti!
Mezi prêt të zhytesh në ujin e kristaltë dhe të ngrohesh nga rrezet e diellit që atje sepse bien edhe me bukur. Je përgatitur edhe për të paguar 1500 lek vendin ku do shtrihesh, duhet theksuar që ky është një vend që paguhet kaq aty ku rri “populli” jo “Gazbot” 20 mijë lëkëshe për ata që ndihen dicka mes “popullit” dhe “VIP-ave” apo ‘’Gazebos” VIP që nuk di sa kushton po nga larg e kam parë që ka shampanjë më të mirë se kjo e kësaj 20-mijë lekshëshes.
Ok, mes stomakut të trazuar për pamundësisë që s’u bërë një herë VIP, mezi prêt të shohësh gjullurdinë, të harboshesh me “Despasito”, të të “kërcasi” kokrra e djerses ca nga vapa e ca nga temeratura që të jep “populli” ngjitur, po aq ngjitur sa s’ka ku të vejë! Mbërrin më në fund dhe i përgatitur shpirtërisht sulesh për të kapur një vend parkimi pasi mendon që nuk do e kesh atë fat për ta gjetur. Për të të cuditur ty, i bukuri Dhermi ta ka lënë parkimin gati! Ende se ke kuptuar ç’po ndodh.. Nisesh me shpresën e pakët drejt detit për të gjetur vendin tënd ndër popull dhe Dhermiu ta bën borxh kur sheh që në orën 11:30 të ka lënë plot vende bosh dhe në rresht të parë po deshe! Ndërkohë duke ecur nuk dëgjon muzikë bregu, nuk sheh në distanca të shkurtra Beach Bar-e, syri të kap mbyllur lokalin ku do haje midhjen në drekë. Nuk e beson në fillim dhe pastaj kurioziteti të bën ta marrësh bregun në këmbë për të kuptuar më shumë. Cadrat janë jo aq ngjitur,.njërz sheh mesatrisht një në tre cadra, lokale pa muzikë të lartë.. Hyn më muhabet me njërëz të zonës dhe pasi edhe ti vetë e kishe justifikuar situatën në qershor se nuk mbajti koha po edhe në korrik me mendimin se “javës tjetër do jëtë plot”, pyet si ka mundësi? -Si ky vit s’ka bërë vaki,- është përgjigjia e kujtdo që pyet!
Vlonjat jam vetë,- tha njëri, po mirë të na bëhet se përvit e më keq e kemi bërë. Ke të drejtë i dashur lab, koka ta bëri. Të gjithë e duam detin, natyren e mrekullueshme dhe njerëzit cdo vit sakrifikojnë për ato pak ditë pushime që asgjë nga të cilat ofron shërbimi aty nuk e justifikon cmimin që paguan. Dhomë 90 euro, cadër 10 euro, makaroni me karkalecin që të performon në pjatë 8 euro. Dhe kaq janë minimumi.. Menduat vetëm për cunat e Londrës që vijnë për t’u lagur me shampanjë duke harruar që do u vinte dita edhe atyre që lagnin të duan të lagen nëpër Dubai! Se cunit të Londrës njësoj (s)do i’a vras xhepin Dom Perignoni!
Leave a Reply