• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
LULJETA ÇIPI/ Pse opozita kërkon të marrë peng fatin e Shqipërisë?
Home
Blog

LULJETA ÇIPI/ Pse opozita kërkon të marrë peng fatin e Shqipërisë?

February 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Luljeta Çipi/

Pa i ofruar asgjë të re jetës politike dhe demokratike të vendit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë rikthyer së njejtës kërkesë për qeveri tranzitore, kërkesë që iu plotësua në vitin 2017, kur PD mori gjysmën e qeverisë, me pretendimin se vetëm kështu mund të ruante votat e saj dhe të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kështu ndodhi në fakt, rezultati i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme u firmos dhe u çertifikua nga një kryetar i komisionit qëndror të zgjedhjeve, i caktuar pikërisht nga PD. Sot, pas një viti e gjysmë Partia Demokratike kujtohet se zgjedhjet që u menaxhuan nga njerëzit e saj, paskan qënë të vjedhura dhe të pandershme.

Ky qëndrim i bën sa qesharake, aq edhe karagjoze pretendimet e Lulzim Bashës se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes një qeverie tranzitore janë kauza e tij e vërtetë. Një karagjozllëk që po të merrej seriozisht nga aktorët politikë, do të prishte çdo rregull të demokracisë sonë.

Në cilin vend të botës është parë e dëgjuar që një pakicë, kërkon të rrëzojë një qeveri të zgjedhur me votë? E aq më tepër një shumicë të dalë nga zgjedhje që u menaxhuan nga opozita, siç ishin ato të vitit 2017, ku PD mori drejtimin e ministrive më të rëndësishme? Në cilën shoqëri demokratike është parë që një pakicë e cila ka vite që nuk fiton mbështetjen popullore, të imponojë një ide të çmendur për rrëzimin e vullnetit të shumicës?

Vendimi tjetër i propozuar nga opozita për djegien e mandateve është një tjetër propozim sa qesharak, aq edhe i rrezikshëm për sistemin demokratik. Mandatet që në fakt nuk janë të opozitës, por të njerëzve që i kanë zgjedhur, opozita kërkon t’i hedhë në kosh, duke ndërprerë në mënyrë arbitrare marrëdhënien e përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë.

Pra siç mund të kuptohet, kjo opozitë që nuk duron dot të qënit në opozitë, ka një prirje konstate për të prodhuar krizë, konflikt, apo ngërç me patjetër, edhe kur nuk ka një kauzë të qënësishme. E nëse kthehemi pas në kohë, të gjitha krizat artificiale të opozitës, janë lidhur me një vorbull zjarri që opozita kërkon t’i largohet me çdo kusht, reformës në drejtësi.

Lulzim Basha, i njejti person që nga çadra e bulevardit lëshonte mesazhe kundër vetingut, duke demonstruar hapur një frikë të thellë nga ky proces skanimi, është po i njejti që sot kur i përmendin reformën në drejtësi, sërish nxjerr fabulën e drejtësisë që nuk ekziston. Në këtë situatë të palogjikshme, i gjithë diskursi i opozitës së sotme është i orientuar drejt një objektivi, të godasim reformën në drejtësi.

Lulzim Basha e ka të qartë që kur vetingu në rradhët e gjyqësorit të përfundojë, do të vijë rradha e politikanëve si ai, për të dhënë llogari para drejtësisë.

Sali Berisha po ashtu, është në grahmat e fundit të një politike në të cilën ka shënuar vetëm rekorde kriminale, të cilat vetingu do t’i zbardhte njëherë e mirë, për të marrë ndëshkimin që meriton. Familja e Kryemadhit njihet po ashtu për babëzinë e saj me tenderat publikë.

Të tre hajdutët në këtë rast, kanë vendosur të ndjekin të njejtën strategji, të prodhojnë kriza dhe tension për të bllokuar me çdo kusht reformën në drejtësi. Nuk mund të ketë arsye tjetër që e shtyn një opozitë të provokojë destabilizim, në kushtet kur me mandatet që ka, betejën e vet mund ta bënte në parlament. Askush nuk mund ta besojë që djegia e mandateve të tyre bëhet në emër të shqiptarëve, kur në gjithë jetën e tyre politike kanë abuzuar me pasuritë e shqiptarëve. Pra cilët shqiptarë përfaqëson kjo treshe hajdutësh? Të ndershmit dhe të zakonshmit, jo!

Kësisoj, këto personazhe që sot çirren për zgjedhje të lira të ndershme nuk kanë as legjitimitetin moral t’u kthyer në heronjtë e shqiptarëve. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk mund të na bëjnë për budallenj, duke u shfaqur si revolucionarët e rinj të Shqipërisë, që janë gati të japin edhe jetën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë. Janë moralisht të delegjitimuar në sytë e shqiptarëve për të gjitha krimet, për të gjitha vjedhjet dhe për të gjithë arrogancën me të cilën kanë abuzuar sa herë kanë patur në dorë pushtet.

Një grusht hajdutësh karagjozë nuk mund ta kthejnë shtetin përmbys sa herë nuk u shkojnë mirë punët e veta, e aq më pak të mbajnë peng fatin e shqiptarëve, kur nisin të kuptojnë se fati i tyre po ngushtohet dhe se shumë shpejt drejtësia e vërtetë do t’ua lidhë lakun në fyt!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ “Soroisti” Trump dhe kriza e kartonave
Previous article FLOGERT MUÇA/ Edhe njëherë, shkaku është reforma në drejtësi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k