• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LULJETA ÇIPI/ Linda Rama, fuqia e arsyes që përmbysi me thjeshtësi një mentalitet të vjetër shoqëror
Home
Blog

LULJETA ÇIPI/ Linda Rama, fuqia e arsyes që përmbysi me thjeshtësi një mentalitet të vjetër shoqëror

June 19th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Shfaqja e Linda Ramës pas një kohe të gjatë në një intervistë jo të zakonshme përballë gazetares Ilva Tare mbrëmjen e djeshme, solli me vete disa mesazhe të forta sa edhe të thjeshta, të vërteta sa edhe të qënësishme për shoqërinë tonë, që askujt ndoshta nuk do t’ja merrte mendja se do të vinin ndonjëherë në një vend si i yni, nga gruaja e një politikani.

E para, me fuqinë e thjeshtësisë dhe modestisë së saj, Linda na rikujtoi se sa e rëndësishme është që figura e gruas të vlerësohet për identitetin e saj personal dhe profesional, pavarësisht se bashkëshortja e kujt është.

Thirrja e saj që gratë e politikës të ngrihen në nivelin e misionit për të adresuar problemet e grave të tjera në komunitete është detyra që në fakt, të gjitha grave u takon minimalisht ta bëjnë, por vetëm gratë e guximshme si Linda, kanë vendosmërinë për ta kërkuar me çdo kusht, edhe kur vetë i kanë të gjitha kushtet dhe komoditetin për të menduar vetëm për veten.

Linda na mësoi kështu se asnjë meritë personale nuk ka vlerë, nëse nuk e vendosim veten në shërbim të të tjerëve, zhveshur nga egoja e verbër individuale.

Rrëfimi i saj për heqjen dorë nga privilegjet kryeministrore si stafi i shërbimit, truprojat apo shoferët, na provoi se modestia dhe thjeshtësia, virtyte që shumë gjatë i kanë munguar sferës politike shqiptare nuk janë të pamundura e se praktikimi i tyre nuk është as çmenduri e as disavantazh, por vetëm përparësi për këdo që beson te një jetë e mbushur me integritet dhe vetëbesim.

Linda e përmbysi dje mentalitetin e një shoqërie që dukjen e vë përpara thelbit, pasqyrën përpara arsyes, egon përpara së drejtës. Ajo e bëri këtë pa agresivitetin tipik të grave të politikës, që me të drejtë thotë se nuk kanë dhënë mjaftueshëm.

Ia doli të na e japë dje këtë mësim pa delir madhështie e pa sforcim, por thjesht dhe vetëm me ëmbëlsinë dhe qetësinë e një gruaje që di të qëndrojë lart, në nivelin e intelektuales mendje-hapur që nuk bën kompromise, as me veten, as me pushtetin, për të cilin siç thotë ajo, nuk është privilegj, por mundësi për të shërbyer.

Në këtë kontekst, Linda Rama nuk mund të jetë vetëm modeli i një gruaje të emancipuar që kërkon të ushqejë opinionin publik me parime e mendime ndryshe për hir të statusit të saj publik që i atribuohet nga të qënit gruaja e një Kryeministri.

Përtej kësaj, Linda Rama do të mbahet mend nga dje si një personalitet i mëvetshëm që frymëzon, që zgjon besim me armën e saj tipike që duket si e shenjtë, por që në fakt është produkt njerëzor i një personaliteti si ajo që me sa duket punon gjatë me veten:

Kjo grua të ç’armatos me fuqinë e arsyes së pastruar e të painfluencuar nga çdo instikt personal, duke na zbritur të gjithëve me këmbë në tokë dhe duke na shtyrë ta shohim të vërtetën (pra rracionalen), drejt e në sy!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Analiza e “zgjedhjeve” ka një emër, Lulzim Bashën
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë....

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k