• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
LUÇIANO GOLEMI/ Urime “copy-paste” dhe një arsenal fotosh për inat të botës…
Home
Blog

LUÇIANO GOLEMI/ Urime “copy-paste” dhe një arsenal fotosh për inat të botës…

December 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Luçiano Golemi/

Në fundditët e këtij viti, ashtu siç edhe në të tjerët që ikën, por zor se ndryshe do të ndodhë edhe në vitet që do vijnë, ka nisur breshëria e urimeve: “Merry Christmas and Happy New Year”

Mirësjellje, puls i kuptueshëm virtual apo injorancë e virtualizuar nën algoritmin e pasqyrimit të të përditshmes???

Ta qartësojmë pak..?

Çdo gjë sipas kohës apo jo?

Po, dakord!

Por, pyetja tjetër që të kap në të beftë është: Si nuk skuqet breznia fejsbukiste (s’përjashtoj veten) të dërgojë urime të njëpasnjëshme në adresat e mijërave miqve në rrjetet sociale kur në fakt urimet duhet ti niste në tryezën e familjes dhe për me tepër shqip…po-po, shqipe të kulluar madje?

Një sms prindërve në vend të kartolinës apo pusullës, ngecur në rrobavarësen ku qëndronin të hekurosura vijëz këmishat dhe pantallonat me mbishkrimin:

“Gëzuar, ju dua shumë’ fjala bie, ose diçka tjetër, sipas natyrës së gjithësekujt.

Por jo! Krishtlindja nis me një postcard klishe në wall: ‘Marry christmas to all of you’

Kutitë e mesazheve, në 90% të tyre qëndrojnë të gjitha ‘seen’, pra dërgojmë, vetëm dërgojmë e asnjë urim s’marrin pas.

Në fakt as nuk presim, se fundja bëhet fjalë për të njëjtin rreth, atë të “dashamirësve” sezonal të dhjetorit që të pllaqurisin me puthje emoji dhe me gif-e plot urime.

Tutje!

Këto lloje formash komunikimi mund të quhen shterpësi kreative, mungesë fjalori që nuk zbret tingëllueshëm në shqip ose fyerje injektuese sa nga një inbox në tjetrin.

Dhe përveç urimeve ‘kap e ngjit’, kemi edhe filozofinë e periferisë (mendore), të tipit:

“Hidhe këtë foton dhe më bej tagg ta shikoj ajo/ai dhe të plasi nga inati…mos harro t’i vendosësh nje dsc si këta vipat…hej mos harro as filtrat vintage që të duket yll…”

Yll-yll, po mendja fyell!

Shpresoj të reflektojmë me qëllim që çdo vit të ri të kemi sa më pak njerëz të vjetër (jo në përkufizimin e moshës) pranë vetes.

Në të kundërt, pas mesazheve të ftohta copy-paste do e thellojme krizën identitare, do jemi unison e të shëmtuar!

Gëzuar, shëndet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Fund “qetësisë dhe dashurisë”, Ilir Meta thyen rekordet e Bujar Nishanit kundër Ramës
Previous article MERO BAZE/ Një proces poshtërues, që nderon pedagogun dhe turpëron studentët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k