• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LUAN RAMA/ Në përcjellje të Rikard Ljarjes!
Home
Blog

LUAN RAMA/ Në përcjellje të Rikard Ljarjes!

April 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po ta marr borxh titullit e njërit prej librave që më pate dhuruar i dashur Rikard, për t’u mbështetur në ty se nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen.

Kronikë bardhezi në zinë e bardhë të ikjes tënde, shenjtërisht të fisme e pamatshëm të dhimbshme!

Sepse ti kurrësesi nuk mund të ikje ndryshe!

Gjithë jetën tënde e jetove fisshëm, duke na dhënë Rikardin që kush nuk do të donte t’i ngjante.

Na dhe Rikardin; njeriun e virtytshëm dhe aktorin e papërsëritshëm, bashkëshortin dhe prindin gjithë dashuri, na dhe regjisorin e guximshëm e gjurmëshënjues në filmin shqiptar.

Por, në të njejtën përmasë na dhe edhe Rikardin muzikant, instrumentist të talentuar, piktor dhe shkrimtar të përjetimeve realiste, i cili bujarisht na e fali të gjithë botën e vet me aq art dhe elegancë zotnie, me aq shpirt dhe shenjtëri frymëzimi, si dëshmi e një përmase të epërme e krejt të veçantë të madhështisë tënde.

Të madhështisë tënde të fisme e të pazhurmë… Na dhe gjithçka. Pa na kërkuar asgjë. Ndaj sot, në ditën e përcjelljes, të falem nderit me mirënjohje për gjithçka bëre e na dhe, si pakkush!

Dhe ike mirësisht i bardhë dhe madhërisht i paqtë në këtë ditë zi dhe pikëllimë Rikard Ljarja!

Ike në amëshim… Të ndrittë shpirti mik, shok, vëlla!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN XH.DUKA/ Nuk ua zuri goja një fjalë të mirë
Previous article ARTAN HOXHA/ Basha s’del as në fashën e pensionistëve! Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga bulevardi, mor amani

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k