• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LORENC VANGJELI/ SPAK-u dhe frika, çift surprizë për “djemtë e këqinj”
Home
Blog

LORENC VANGJELI/ SPAK-u dhe frika, çift surprizë për “djemtë e këqinj”

July 17th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ka një keqkuptim gjigant në lidhje me SPAK-un. E shohin si një fshesë gjigante që do të pastrojë pluhurin e artë shkëlqyes të tre dekadave tranzicion, por kjo objektivisht nuk mund të ndodhë.

Padurimi për të parë ekuacionin e ri me të panjohurën që po zbulohet pak nga pak me SPAK-un vjen nga pritshmëritë tmerrësisht të larta që ka publiku nga reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, nga nevoja ulëritëse që ka vendi për të dhënë e marrë drejtësi edhe nëse përmbyset gjithë bota jonë e vogël dhe provinciale, nga arritja në pikën e trashjes maksimale të zullumit që ka nevojë të këputet, por dhe nga padija romantike për të kuptuar sesi funksionon sistemi.Në kuptimin ortodoks, sektar dhe puritanist të fjalës, çdo shqiptar është fajtor në raport me ligjin. Askush nuk është i pafajshëm qoftë kur i shmanget taksave apo kur shpërdoron ujin e pijshëm, kur grabit miliona në tendera apo jep rryshfet për të hyrë në punë, kur ndërton pa leje apo dhe kur pështyn përtokë, kur paguhet dhe kur paguan; lista e kundravajtjeve penale e morale të çdo shqiptari është e pafundme dhe na dëshmon si një shoqëri që raportin me shtetin dhe ligjin nuk e kemi krijuar si formë organizimi, si nevojë jetese dhe model të vetëm, por si hall për t’u shmangur.

SPAK-u ka sjellë frikë në Tiranë dhe mëkatarët që i njohin më mirë se prokurorët e tyre mëkatet që kanë bërë, presin të shohin çdo të ndodhë njëlloj si publiku. Goditja lart, do të stepte atë sistem otoman mendësie nga lart poshtë, që bazohet tek privilegji që beson se duhet shpërblyer dhe shpërblimi që pritet për nderin e bërë. Në një shoqëri ku të gjithë janë fajtorë, por disa janë edhe më shumë fajtorë se të tjerët, prokurorët e mentalitetit të lig nuk janë juristë, kurse mëkatarët nuk zgjidhen dot gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Sa shpejt ju doli boja, Albin Kurti aktron në festivalin e Kanës si i varfër
Previous article HALIL MATOSHI/ Presidente, a ndihesh në siklet nga kjo pamje?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k