• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Lodrat te Liqeni, Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej… Pse PD sulmon projektet e bukura të Tiranës?
Home
Blog

Lodrat te Liqeni, Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej… Pse PD sulmon projektet e bukura të Tiranës?

June 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Është e qartë se sa herë në Tiranë hidhet ideja për të ndërtuar diçka të bukur, Partia Demokratike merr flamurin (edhe Mul Nokën) për ta sulmuar me të gjitha bateritë e saj.

Është e çuditshme në fakt pse një parti politike zgjedh kauza të tilla, siç është për shembull debati i fundit për t’i dhënë Tiranës një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz, projektuar nga një prej arkitektëve më të mirë në botë si danezi Bjarke Ingels, për të shfryrë ndaj një 4 vjeçari masakrues që Lulzim Basha la pas në Bashkinë e Tiranës në vitet 2011-2014.

Historia e projektit të këndit të lodrave të Liqeni, Pazarit të Ri, Sheshit Skënderbej, Stadiumit, apo Bulevardit të Ri (të gjitha të kryera në 3 vitet e fundit) rrëfejnë të njëjtën gjë: deputetë të PD, madje edhe të armatosur me pistoleta, që hidhen në protesta sa absurde, aq edhe qesharake, për të prishur projekte të tilla, të cilat në fakt bëhen për qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratës që do të vijë.

Pra, pse i sulmon PD-ja gjërat e bukura që po bëhen në Tiranë?

Pse PD nuk do një Teatër të ri Kombëtar për artistët shqiptarë? Për qytetarët e Tiranës? Që fëmijët e tyre të shohin shfaqjet?

Dhe e fundit, pse PD ka të drejtë ta ndërrojë selinë e saj 3 herë, duke kaluar nga selia historike në rrugën e Kavajës ku edhe u krijua, pastaj u zhvendos aty ku është sot Qendra Toptani për kushte më të mira, e mandej në vitin 2013 zaptoi tak-fap një hapësirë si SHQUP-i, me 10 mijë m2 hapësira, për veten e saj?

Nuk duam ta besojmë që PD të jetë kundër së bukurës, pavarësisht se kjo është ajo çfarë rrëfejnë veprimet e saj, duke mbetur peng e ca deputetëve që dalin në patllake për të sulmuar kënde lojërash për fëmijë./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jens Thurau/ Tweet-i i Trumpit - mbështetje për Merkelin nga Uashingtoni
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Të pushtuar nga stereotipet

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k