• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Liria e shtypit duhet mbrojtur në mënyrë energjike
Home
Blog

Liria e shtypit duhet mbrojtur në mënyrë energjike

May 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Peter Limbourg/

Peter Limbourg, Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle-s bën në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe në 65 vjetorin e Deutsche Welles një premtim.

3 maji është Dita e Lirisë së Shtypit. Sa mirë që ekziston një ditë e tillë. Pra të paktën një herë në vit kujtohet në mënyrë solemne kjo e drejtë e njeriut. Liria e shtypit – një temë e mrekullueshme për fjalë të bukura. 364 ditët që mbeten bota interesohet shumë më pak për këtë temë. Vetëm disa shembuj:

Të heshtësh për arbitraritetin për shkak të interesave ekonomike

Politikanë demokratë nga Evropa ku t’ia kalojnë njëri-tjetrit në lajkatimin që i bëjnë Kinës. Që në këtë vend nuk ekziston liria e shtypit dhe që ofertat e pavarura të Deutsche Welles dhe të transmetuesve të tjerë për botën e jashtme bllokohen atje krejtësisht, kjo nuk konsiderohet më e vlefshme se një vërejtje dytësore. Edhe përfaqësues të ekonomisë mendojnë në Kinë më tepër për biznesin e madh se sa për të drejtat e njeriut. Në këtë mënyrë i dorëzohesh arbitraritetit dhe pretendimit për pushtet të Pekinit. Sepse në Kinë nuk do të protestojë askush, po të vihen nën kontroll investorët e huaj. Kritikë për këtë nuk do të gjesh në mediet kineze.

Një numër çuditërisht i madh politikanësh gjermanë dhe evropianë bëjnë fushatë që Presidenti rus Vladimir Putin të kuptohet më mirë. Që frikërat e tij për NATO-n dhe BE të merren më në fund seriozisht. Përkundrazi, frikërat e gazetarëve në Rusi vetëm sa shqetësojnë dhe injorohen, frika e tyre nga kanosja, nga lëndimet trupore e madje edhe nga vrasja e paramenduar. Të gëzon fakti që ministri i ri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përfaqëson këtu një pozicion tjetër.

Edhe Irani i bllokon ofertat e DW dhe të shumë transmetuesve të tjerë për botën e jashtme dhe persekuton në mënyrë sistematike bashkëpunëtorët e tyre. Për 23 gazetarët në burgjet e torturave të gardave të revolucionit nuk flet më thuajse askush. Dhe megjithatë ka politikanë që ëndërrojnë për afrim. Me një regjim, i cili do të asgjësojë Izraelin, të destabilizojë gjithë Lindjen e Afërt dhe të eksportojë terror.

Presion, dhunë dhe sulme të qëllimshme kundër gazetarëve

Në Afganistan ushtarët gjermanë janë të angazhuar prej më shumë se 15 vjetësh për t’i sjellë këtij vendi stabilitet, liri dhe paqe. Por megjithatë vetëm në atentatin e së hënës e humbën jetën dhjetë gazetarë – terroristët i patën vënë të gjithë ata në shënjestër.

Princi saudit i kurorës brohoritet sepse i lë gratë t’i japin makinës dhe se hap kinema. Në të njëjtën kohë, bloger si Raif Badawi vazhdojnë të qendrojnë në një burg saudit, vetëm sepse praktikoi të drejtën bazë t lirisë së mendimit.

Autokratë afrikanë kërkojnë – dhe marrin – më shumë ndihmë për zhvillim, por u marrin gazetarëve të rinj, dinamikë, të cilët përpiqen veçanërisht në mediet private që ta ushtrojnë ndershmërisht mjeshtërinë e tyre, ajrin për të marrë frymë.

Në Bangladesh dhe në Pakistan blogerët rrezikojnë jetën e tyre, kur raportojnë në mënyrë kritike për islamizmin gjithnjë e më të fortë në vendin e tyre. Mbështetja efektive nga bota e jashtme, megjithë përpjekjet e shumë diplomatëve mjerisht është gjë e rrallë.

Meksika është në 2018 vend partner i Panairit të Hanoverit. Por në asnjë shtet tjetër nuk është kaq e rrezikshme gazetaria, edhe sepse shteti nuk i vë nën kontroll kartelet e drogës. Vitin e kaluar u vranë njëmbëdhjetë gazetarë – vetëm në Siri qenë më tepër. Kjo në një kohë kur qeveritë perëndimore duhet ta pranojnë përgjegjësinë e tyre, në fund të fundit shumica e konsumatorëve janë në vendet e tyre.

Kështu numërimi mjerisht mund të vazhdojë. Do të mbërrinim shumë shpejt edhe te shteti i NATO-s Turqi dhe te shtetet e BE Poloni dhe Hungari. Lista është dëshpëruese. Ajo kërkon më shumë se fjalë të bukura në përvjetore.

Çfarë bëjnë qeveritarët e tjerë?

Qeveritë dhe politikanët tanë ne duhet t’i masim edhe në bazë të asaj që bëjnë për të protestuar kundër sulmeve në rritje kundër lirisë së shtypit.

A ua tregojnë diktatorëve qartë dhe pa ekuivoke se cilat janë vlerat tona? A janë të gatshëm të heqin dorë nga marrëveshjet, kur shkelen në mënyrë flagrante këto vlera? A e lidhin gatishmërinë për të dhënë ndihmë për zhvillimin me situatën e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shtypit?

Demokracia është e kërcënuar në të gjithë botën nga diktatorët, autokratët dhe populistët. Ajo mund të mbijetojë vetëm kur demokratët angazhohen energjetikisht për të.

Sot, më 3 maj Deutsche Welle ka datëlindjen: që prej 65 vjetësh ne i informojmë njerëzit në të gjithë botën në mënyrë të lirë dhe të pavarur. Ne do të angazhohemi edhe më tej për lirinë e shtypit. Ne do t’u vëmë gjërave emrin që kanë. Ua premtojmë!

*Peter Limbourg, Drejtor i Përgjithshëm i DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE kufizon lirinë e lëvizjes për personat që kanë bërë krime lufte
Previous article MENTOR KIKIA/ Gazetaria e “Like”-eve që po shkatërron gazetarinë dhe shoqërinë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k