• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LEONIDHA MËRTIRI/ Afër apo larg epilogut të pritur
Home
Blog

LEONIDHA MËRTIRI/ Afër apo larg epilogut të pritur

June 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sipas Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, të dyja palët, Greqia dhe Maqedonia, pas 27 vjet debatesh për çështjen e emrit të kësaj të fundit, janë afër zgjidhjes së këtij procesi. Tonet euforike nuk kanë munguar sidomos te kryediplomatët e të dy palëve. Edhe gjatë kë- tyre ditëve, kur qeveria e Zaevit mbushi vitin e saj të parë, Kryeministri maqedonas e vuri theksin jo më kot tek ajo çka kërkohet: Ndërtimi i Maqedonisë si një shoqëri, si një familje, ku të gjithë të jenë të barabartë, duke ecur së bashku drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Po kështu, si sukses të qeverisë së tij, Zaev nuk mund të mos përmendte miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në përbërjen e kësaj qeverie, pa devijuar nga fillimi i shkrimit, nënvizojmë se, aktualisht, krahas BDI-së, janë Lëvizja “Besa” dhe Partia Demokratike Shqiptare, pas largimit prej saj të Aleancës për Shqiptarët. Lëvizja “Besa”, qysh në fillim të këtij viti është ndarë.

Kjo Lëvizje, më parë e deklaruar si forcë opozitare, ka vendosur më vonë të rreshtohet në krahun e shumicës parlamentare. Tani, me të drejtë, Maqedonia dhe qeveria e saj janë të preokupuara me problemin e emrit. Kohët e fundit, duke u nisur, siç thamë dhe nga optimizmi i emisarëve të tyre, nën ndërmjetësimin edhe të diplomatit të njohur të OKB-së, Metju Nimiç, të takimeve dhe bisedave telefonike të kryeministrave të të dy vendeve, Tsipras dhe Zaev, sa dukej që diçka po zgjidhej, sërish akujt bëheshin të pranishëm.

Një deklaratë e ditëve të fundit të Zaevit nënvizon gjithashtu faktin që emri i mundshëm i ri do të votohet në Parlament dhe pas këtij ratifikimi do të shkohet në referendum. Në fund të fundit, ky do ta japë verdiktin. Në këtë mënyrë dhe Zaevi, dhe qeveria e tij ndihen më të lehtësuar përballë çdo pakënaqësie që mund të shfaqet ndaj tyre, sikurse dhe ka ndodhur. Bisedimet dypalëshe, të nxitura nga SHBA dhe Brukseli, kanë filluar sërish pas dështimit të propozimit, për të cilin u duk se u ra dakord për emrin Republika Ilindenase e Maqedonisë, në takimin e kryeministrave në Samitin e Sofjes.

Partitë politike në Greqi e detyruan Alexis Tsipras të distancohet nga “qëndrimet irredentiste të Maqedonisë” përmes këtij propozimi. Zhvendosja tashmë e këtyre bisedimeve, në Nju Jork para një jave, inkurajonte shpejtimin e kësaj zgjidhje. Megjithatë, përplasjet, sikurse vihet re, vazhdojnë në forma të ndryshme. Samiti i radhës i Bashkimit Europian, më 28 qershor, po afron.

Mbetja në këto përplasje do të thotë përsëri ngërç për Maqedoninë; rruga e saj për në NATO dhe BE bëhet jo e lehtë për t’u kaluar. Edhe për vetë Brukselin, ajo do të ishte tepër sfiduese. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, në tryezë qëndron si më seriozi, propozimi për “Maqedonia Veriore”. Çështja është që zgjidhja të arrihet para Samitit të mësipërm.

Por, pas tërë këtyre ulje-ngritjeve, herë-herë marrëveshja duket e paarritshme. Nga ana tjetër, opozita maqedonase, me VMRO-DPMNE-në, që një vit më parë ishte në pushtet, njëmbëdhjetë vjet, qysh nga viti 2006, dy ditë më parë organizoi protesta masive, ku lideri i saj, Hristijan Miçkovski, e quajti të dështuar qeverisjen prej një viti të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), duke e etiketuar atë si “tradhtare”.

Thirrjet e tij: “Nuk pranojmë të ndryshojmë Kushtetutën për të ndryshuar emrin, nuk frikohemi nga tradhtarët dhe si VMRO do të mbrojmë Atdheun”, u bënë kryetituj në mediat vendase. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, shihen nga opozita si zgjidhje për të ndaluar të keqen sa nuk është vonë, “mbretërimit, sipas saj, të paskrupullt të LSDM-së”. Hidh e prit nga të dy palët edhe në këto momente të rëndësishme për vendin e tyre.

LSDM-ja në pushtet e shikon protestën e fundit të opozitës si kopje të mitingjeve të VMRO-DPMNE, të mbajtura në dymbëdhjetë vitet e fundit, për t’u kthyer në të kaluarën, për të mbisunduar krimi i organizuar, korrupsioni, largimi i vendit nga aspiratat euroatlantike. Mendojmë se të gjitha këto më shumë të largojnë se të afrojnë nga epilogu i pritur, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur do të ketë llogaridhënie në PD?
Previous article BLENDI LAMI/ Në pritje të hapjes së negociatave

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k