• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
LEDI SHMAKU/ Ligji i arsimit, më i miri që ka prodhuar ndonjëherë Parlamenti shqiptar
Home
Blog

LEDI SHMAKU/ Ligji i arsimit, më i miri që ka prodhuar ndonjëherë Parlamenti shqiptar

December 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kam ditë që vërej prej së largu. E ndoshta pikërisht pse prej së largu, shoh ndoshta pak më qartë ngaqë e papërfshirë në emocionet lokale (o thuajse e papërfshirë).

 

Kërkohet anullimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. E pra, me vetëdije pedagogjike dhe legjislative, dhe pa kurrfarë interesi se siç e dini tashmë i përkas një tjetër bote universitare dhe nuk i përkas më as botës legjislative shqiptare, me bindje dhe vetëdije të plotë ju them se LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË ËSHTË LIGJI MË I MIRË QË KA PRODHUAR DHE VOTUAR NDONJËHERË PARLAMENTI SHQIPTAR!

Është ligj elegant e modern, që u mbrujt nga vullneti futurist për t’i nxjerrë Universitetet Publike nga gjendja e Dializës ku ndodhen ende e lëngojnë prej kohësh, e për t’i bërë konkurruese. Decentralizues si gjithë Europa.

Me synim liberalizimin dhe garën shkencore, si gjithë bota.

Ligji ka vetëm një të metë: ka të metën që pati Princ Vidi kur iu desh të qeveriste Shqipërinë e dumbabistave.

Edhe ky ligj ngjan “i keq” ngaqë është tejet në minorancë në krahasim me shumicën tejet të ngurtë universitare, që ligjit i ka rënë halli të rregullarizojë.

Më kuptoni? Ngaqë shumica është shumë dhe është masë e frikshme për t’u lëvizur, atëherë le t’ja lëmë fajet dhe munxët ligjit që na e nxori shumicën lakuriq, kështu hë?!

Mos e demtoni Ligjin! Do ta kërkoni!

Shikoni mbase Aktet Nënligjore, ato besoj duan ca ndreqje. E sidomos çoni përpara shumicën!

Nuk zgjidhet duke çuar mbrapa pakicën, pra Ligjin.

Forca kolegë, nuk mund të rrini gjithë jetën lidhur pas një makine!

Nuk jeni në koma! Jeni gjallë, shpresoj! Çohuni e vraponi me ritmin e Ligjit!

Është perfekt! Me ndreqjen e akteve, bëhet xixë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI XHAFO/ “U bënë ca bythecë të thonë që Ridvan Bode është përfaqësues i Edi Ramës!”
Previous article BEDRI ISLAMI/ Për vezët e të pandëshkuarit të 21 janarit mbi premtuesin e ndëshkimit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k