• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
LEDI SHMAKU/ “Aty ma lidh gamorin!”
Home
Blog

LEDI SHMAKU/ “Aty ma lidh gamorin!”

December 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?! E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre! Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë? Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt? Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?!

Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar. Dhe kështu është në gjithë botën. Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike. Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore! Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks?

I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!). I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë! E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor! E bëtë treg, morët vesh? TREG për dreqin privat dhe të birin publik! ”Hajt edhe nji se u mush!” – ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj! Nuk e dij kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Problemi i vërtetë nuk është protesta, por dialogu
Previous article MENTOR KIKIA/ Një përgjigje e detyruar për akademikun Rexhep Qosja

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k