Me tërheqjen e ish-kryeministrit Mariano Rajoy nga fronti kryesor në politike, zhduket një eksponent i rëndësishëm në të djathtën spanjolle. 37 vjet në politikë ai mbuloi në total demokracinë e rivendosur që në vitin 1978. Me të, PP (Partia Popullore) ka luajtur një rol thelbësor që nga opozita dhe deri tek qeveria, e cila ka udhëhequr për pesëmbëdhjetë vjet. Nuk kanë munguar liderët që kanë tentuar të të lëvizin por sot, pas kaq shumë vitesh, është ende një parti shumë e ngurtë.
Hobi i çuditshëm i një Ministri të Brendshëm për të dekoruar të virgjërat dhe shenjtorët me medaljen e kohëve të fundit të Fondacionit Francisco Franco për njërin nga deputetët e tij janë detajet të pakonceptueshme në vendet rreth nesh që kanë përjetuar peripecitë e ngjashme historike. Megjithatë, harmonizimi me formacionet e tjera konservatore të Evropës është një detyrë e ndërmarrë, megjithatë, ende nuk është në pikat kulmore. Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat kanë rezultuar në emërimin e një Kryeministri të ri të Qeverisë, e vetmja dalje e “suksesshme” e Mariano Rajoy ishte të largohej dhe të lehtësonte ndryshimin në politikë. Do të ishte e pandershme nëse do të mendonte të qëndronte në një parti të zhytur në korrupsion dhe të kryesuar nga një udhëheqës, fjala e të cilit ka kundërshtuar një gjykatë të tërë. Statusi i ofroi atij kthime të rëndësishme dhe të papritura: nga mbajtja e udhëheqjes deri te fitorja dy herë e zgjedhjeve për shtyrjen e përgjegjësive politike të korrupsionit. Ajo ka qenë gjithashtu një pengesë e rëndësishme për këtë vend që reagon vonë në sfidën e pavarësisë katalanase ose duke u larguar nga bërja e politikës në nivel evropian.Paradoksalisht, është një lider politik i palëvizshëm që lë “hapur” derën për rinovimin e partisë së tij, të cilat sondazhet parashikojnë një të ardhme të pasigurtë. Të largohesh pa lënë pasardhësit e tu të lidhur me suksesin dhe premtimin e neutralitetit në proces është një haraç i rëndësishëm për Partinë Popullore nga ata që, personalisht meritojnë që tu njihet puna.
Vendimi i Rajoy lehtëson këtë rigjenerim kaq të nevojshëm përpara qytetarëve, të cilët po fitojnë shumë terren përball politikës. Ky vend do të shoh benefitet për këto metoda demkratike që janë të dobishme për jetën publike. Kujtoni që Rajoy ishte i përzgjedhuri me “gisht” nga José María Aznar: Një sistem që është ende aktual.
Besnikëria e premtuar nga Rajoy tek drejtuesi i ri i së drejtës është një tjetër gjest i cili për fat të mirë e largon atë nga e kaluara.
Rajoy ka qeverisur në një kohë shumë të vështirë. Duhet të bindemi që ka tentuar ta bëjë me ndershmëri, por menaxhimi më i keq i saj është zhvilluar nga opozita, duke ngritur tensionin kundër qeverisë së tanishme deri në kufijtë e të pafuqishmes.
Shenjat e para tregojnë se Partia Popullore mund të mbetet e lidhur me një strategji të tillë, sikurse humbja e pushtetit të ishte gjithmonë rezultat i një manovrimi të paligjshëm. Kohët e fundit padyshim që Rajoy është sjell me dinjitet, ajo që në fakt pritet nga një udhëheqës politik që respekton ligjin, demokracinë dhe përdorimet e saj./El Pais
Përktheu:AlpeNews.al
Leave a Reply