• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KUJTIM XHAJA/ Një mirënjohje për zonjat tona…
Home
Blog

KUJTIM XHAJA/ Një mirënjohje për zonjat tona…

March 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mëngjes… ështe orari i kafes para punë…Kjo është pjesë e rutinës së përditshme…

Ulem, rehatohem në një karrige dhe përpara meje rreshtohen edhe koleget e punës.Ato janë më së shumti gra, nëna në një moshë të re.Sot është 8 Marsi, mbi të gjitha është dita e tyre..

Thyej heshtjen dhe I pyes ku do të festojnë dhe marrë si përgjigje një shikim me një nënqeshje thumbuese. Sot, ato do festojnë duke punuar, sic do ditë tjetër.

Janë zgjuar herët në mëngjes, ende pa gdhirë mirë, kush s’ka patur kohë as të merret me veten e vetë, ka zgjuar vajzën e vogël nga gjumi, e ka dërguar në shkollë, ka bërë gati bashkëshortin për punë dhe është nisur.

Një tjetër më dëften se është zgjuar në orën katër, ka vënë drekën përpara, që ajo të jetë gati për fëmijët kur kthehen në shtëpi.Ja ashtu e sfilitur, me flokë të crregullt dhe me një fytyrë të zbehtë, ajo nxjerr një kuti të vogël të argjendtë nga canta dhe fillon të trukohet mes nesh, nuk ka patur kohë që ta bëjë në shtëpi.Mbarojmë këtë ritual, I cili zakonisht nuk zgjat shumë dhe të gjitha janë gati të fillojnë një ditë të re.

Sot, në këtë ditë më shumë se kurrë, kam dëshirë të shkruaj vetëm për to, të shkruaj për nënat, koleget e punës, gratë, të cilat na mbushin orët, ditën, jetën tonë.Sot është dita e tyre.

Sikur të paktën një ditë duhet të reflektojmë për figurën e tyre…

Shpesh herë, figura e femrës në mendësinë shqiptare shihet ende me paragjykime dhe stereotipe.Ajo ndonjëherë shihet e pandarë nga hija e bashkëshortit të saj, ai duhet të jetë mashkulli tipik shqiptar, duhet të punoj, të jetë I aftë të sjellë të ardhura në shtëpi, e ndërsa ajo mjaftohet me rolin e “shtepijakes”, rol I cili në kohët tona moderne përcmohet, zhvlerësohet. Bashkë me të zhvlerësohen edhe përpjekjet, mundi I saj. Ky “rol” mendohet si i pavlerë, në një kohë, kur nuk sjell të ardhura, fitime në shtëpi. Po kjo punë ndonjëherë është shumë herë më e mundimshme, e lodhshme, se cdo punë tjetër. Më vjen ndër mend gjyshja ime.Ajo ishte një “shtëpiake e përkryer”, përkujdesej për mua dhe për motrën time, merrej me të gjitha punët e shtëpisë, e mbi të gjitha, asaj I duhej të menaxhonte të gjithë ekonominë familjare.

Dhe kjo nuk ish një punë e thjeshtë. Ime më punonte fort,ajo ish gjithë ditën e larguar nga shtëpia dhe kur sillte të ardhurat, ashtu të gëzuar edhe ne, fëmijët, bëheshim pjesë e llogaritjes së saj. Gjyshja rreshtonte të ardhurat mbi krevatin e saj, I kategorizonte sipas vlerës së tyre dhe bënte llogaritë e të gjithë muajit. Në fund të tij, ajo kish mundur edhe të kursente. Ja, kjo ish puna e saj e përditshme.Aq e shpejtë në përllogaritje, aq e qartë, me një kthjelltësi logjike në veprime , ajo ndonjëherë ia kalonte edhe ekonomisteve më të zonja të zyrave.Nevoja, vështirësitë ndonjëherë kanë qenë mësuesit e tyre më të mirë.

Edhe gratë ku punoj nuk mbeten pas…

Ato dinë ti menaxhojnë të dyja: jetën familjare dhe atë profesionale.I gjithë sektori, ku punoj raporton për cdo problem tek shefja jonë.Ajo në sytë e të gjithëve është një grua energjike, e fortë, e palodhur me një sens humori, që nuk I mungon asnjëherë. Asaj, cdo ditë I duhet të merret me njëmijë problematika, cështje per tu zgjidhur.Të gjitha këto përgjegjësi bien mbi supet e saj.Nga ana tjetër ajo është edhe bashkëshorte e dy fëmijëve të vegjël.Shpesh herë, I duhet të sakrifikojë dhe të punoj në orare të tejzgjatura, për të mos folur për kolegen përballë meje,asaj I është dashur të punoj edhe turnin e natës, në një kohë kur ishte studente.Të gjitha ato janë gra në karrierë, të përkushtuara për punën, njësoj si për familjen e tyre.

Me këto shembuj që solla, dua të nxjerr në pah edhe atë pjesën tjetër të grave, që pak prej nesh e njohin.Ja, këto janë gratë, me të cilat kemi të bëjmë cdo ditë në jetën tonë.Ato shkojnë përtej disa paragjykimeve dhe stereotipeve të rëndomta të gruas “shtëpiake” (edhe kjo është punë).Figura e gruas është një figurë e shenjtë.Ajo është figura e nënës, motrës, gjyshes, bashkëshortes, koleges sonë. Për atë shpesh nuk flitet, meritat e saj të fituara me mund,ndonjëherë I kalojnë gjinisë tjetër, pa të drejtë. Sot, në këtë ditë, ne duhet t’iu përulemi me përzemërsi zonjave tona, duhet ti shohim ato me mirënjohje, është mirë ta bëjmë këtë, jo vetëm këtë ditë, por cdo ditë të vitit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAVID IGNATIUS/ Injorimi i Amerikës ndaj kërcënimit rus
Previous article REXHINA BIBA/ Dhe këtë 8 mars nuk gjej arsye për të festuar!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k