• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
KUJTIM XHAJA/ Këpucarja tiranase që theu tabutë
Home
Blog

KUJTIM XHAJA/ Këpucarja tiranase që theu tabutë

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Është historia e 44-vjeçares nga Tirana, këpucares së re të lagjes “Porcelan”, e cila duket të ketë bërë të sajin një zanat që deri dje perceptohej vetëm për gjininë tjetër.

Ja si e përshkruan Mimoza momentin kur u ndodh përpara dy zgjedhjeve të rëndësishme, atë të infermieres dhe këpucares:

“Fillimisht doja që të bëja kursin e infermieres, por familja më dha alternativën për këpucare. Shkova tek këpucari i lagjes dhe e pyeta nëse është ky një zanat për femra.

Po,-ma ktheu ai,-është një zanat shumë i mirë, prandaj bëje! Kursi ishte 1-vjeçar”, shprehet Mimoza.

Bëhet fjale për vitin 1989, kur në shkollat profesionale të kepucarëve të rinj, meshkujt kryenin montimin e pjesëve të këpuces, ndërsa femrat përgatiteshin të bëheshin prestore të lekurës.

Mësimi kryhej në një klasë prej tridhjetë vetësh, ndërsa praktika zhvillohej në dy salla, ku femrat ishin të veçuara nga meshkujt.

“Ditën e parë të kursit nga padurimi i madh që kisha më kujtohet që preva dorën me masat dhe mësuesi i kursit më thotë: ‘I ke hyrë zanatit mirë!’”, tregon ajo.

Në shkollë ajo mesoi si të modelonte këpucën dhe atë model ta realizonte në lëkure dhe të përfundonte faqen e sipërme të këpucës. Më vonë, pasi mbaron kursin 1-vjeçar, atë e emërojnë si këpucare me porosi tek Tekstili në qendër të Tiranës, ngjitur me kishën katolike.

“Ai, në atë kohë ishte dyqani më i mire Ii Tiranës”, shton ajo.

E vetme, midis dhjetë meshkujve Mimoza thekson se marrëdhënia e saj me kolegët e punes ka qenë gjithmonë e shkëlqyer.

“Nuk jam ndjerë kurrë e paragjykuar në këtë zanat dhe më vonë kuptova se kisha privilegjin dhe fatin e mirë të punoja me meshkuj dhe femra, sepse atmosfera që krijohej në punë ishte e shkëlqyer. Më kujtohet dita e parë e punës, kur punëtorët e repartit mendonin se unë kisha ardhur si kursante dhe nuk e besonin, që unë të arrija të punoja aq mirë. Për mua, ky ishte talent ” , thotë ajo.

Pas dy vitesh, punët nuk po shkonin mirë për Mimozën , ajo vendosi si shumë të tjerë në atë kohë të shesë pjesën nën zotërim dhe kështu të merrte ate që i takonte, por me vendosmëri ajo fillon sërish punë në një fabrikë këpucësh deri në vitin 1994.

Më pas, për gjashte vjet me radhë ajo shkëputet nga zanati për t’iu përkushtuar dy fëmijëve të saj.

“Më duhej të largohesha për ca vite nga zanati im, sepse fëmijët ishin te vegjël dhe kishin nevojë për mua, por prapë në mendjen time endej dëshira ime e madhe: Të hapja dyqanin tim!”, rrëfen ajo.

Dhe dëshira u bë realitet. Dyqani u hap ne vitin 2000, afër zonës së saj të banimit në ‘’Porcelan”:

“E gjeta dyqanin, tani kisha frike nëse isha e zonja ta përballoja këtë ndryshim. Ditët e para të punës ishin të vështira. Ky është një zanat që me kohë i përket autoritetit të mashkullit, por tani kohërat kanë ndryshuar. Klientët kur futen në dyqan dhe më shohin mua mbeten pak të habitur. Asnjë nuk e besonte që une isha në gjendje të rregulloja këpucë, ndërkohë mua më duhej t’iu tregoja gjithë biografinë dhe historikun tim”, shprehet duke qeshur Mimoza.

Ajo ndihet mjaft e kënaqur me zanatin e saj.

“Që në vitin 1985 e deri më sot, une i jam përkushtuar vetëm zanatit të këpucarisë. Kjo punë është jeta ime. Dëshira ime është që fëmijët e mi ta ushtrojnë zanatin tim, sepse është një zanat i bukur, i cili s’të bën të pasur, por me të mund të jetosh”, thekson ajo.

Mimoza tregon më vone nje ndër momentet më të vështira të saj :”Problemin më të madh e kam hasur, kur një nga klientët më kërkoi që t’i prisja majën e këpucëve dhe ta modifikoja. Kjo është tepër e vështirë, pasi vetë forca e femrës nuk e mundëson këtë gjë, por me vendosmëri arrita që edhe këtë proces ta mësoja”, thotë ajo.

“Në fillim isha skeptik, kur dëgjova që një këpucare e re kishte ardhur në lagjen tonë, por ajo mi rregulloi këpucët si s’kishte bërë njeri gjer më sot”, shprehet një banor i lagjes duke pritur në radhë për këpucët e tij.

Si një nënë e përkushtuar e dy djemëve, njëri 17 dhe tjetri 12, Mimozën e gjen përherë kokëulur, me një qetësi gati olimpike duke mbajtur në dore këpucën e radhës, sikur të jetë duke i dhënë formë një skulpture.

“Në fund të fundit edhe ky zanat për mua është një lloj arti”, shton ajo.

Duket se në familjen e saj, Mimoza nuk eshte e vetmja zanatçie e mirë. Edhe bashkëshorti i saj, Turi është hidraulik.

“Nje dite po kaloja rastësisht në punën e sime shoqe dhe vendosa ta ndihmoja në ndonjë punë, sepse ka disa procese qe duan forcë, siç është heqja e ganxhës së një take. Unë mblodha gjithë forcat e mia dhe ç’është e drejta …nuk e hoqa dot.(qesh).

Unë kisha forcën, por çuditërisht s’kisha teknikën. Ky është një zanat që do forcë dhe teknikë bashkë dhe padyshim që një femër i ka”, thotë bashkëshorti i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapsula e re e cila përmirëson lëkurën tuaj, memorien dhe sistemin imunitar
Previous article ANDI BUSHATI/ Pse u shthur dje live Erion Veliaj

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k