• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Si ndahet pasuria e çiftit pas divorcit dhe kush do i mbajë “kalamajt”?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Si ndahet pasuria e çiftit pas divorcit dhe kush do i mbajë “kalamajt”?

December 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të syrit dhe e donte marrëzisht atë.
Që ditën e parë kur u shfaq në shtëpi, të gjithë kalamajt e familjes e kuptuan se ai kishte nënshkruar testament që pas vdekjes, shtëpinë do ia linte asaj shalë-gjatës që ai e adhuronte aq shumë.
Ajo vetëm buzëqeshte dhe dhëmbët i mbante jashtë.
Ndërkohë arroganca e saj u demostrua që në shfaqjen e parë mediatike.
“Kam ardhur ta shpëtoj këtë familje dhe ta sjell në pushtet” – tha, ndonëse erdhi një muaj para zgjedhjeve.
16 vite kryeplaku i shtëpisë i besoj çdo gjë, pasurinë, pushtetin, financat, hipotekën.
Aq e fortë ishte martesa sa plaku për bukuroshen, bëri hasha çdo anëtarë të familjes madhe.
Plaku harroi shokët dhe miqtë që i qëndruan pranë me dekada.
Dashuria të errëson sytë, aq sa një ditë plaku tha:”nuk ka Zot”, dhe këtë gjë ja tha Hoxhës pikërisht në tokën e premtuar. Doli kundër të madhërueshmit me besimin se në krah kishte profetin që Lul-zonte ku i shkelte këmba.
Ajo e tradhëtonte, çdo natë, por ky ishte verbuar nga dashuria. Ajo pallohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim. Përveç se futej në shtrat me çdo kënd kishte dhe një dashnor permanent me shumë pushtet dhe lek.
Ai ishte komshiu përballë kryefamiljar me shumë fëmijë, por në hasmëri me plakun.
Plaku e shikonte spërdredhjet e saj me hasmin, por shpesh ia falte tradhëtinë. Me vehten e tij thonte: “S’ka gjë le të ma dredhi se vajzë e re është, boll në mbrëmje të kthehet në krevatin tim”.
Besonte, besonte, besonte pafund derisa një mbrëmje ajo e telefonoi dhe i tha: “Dua divorcin nga ty, dhe shtëpia apo pasuria më takojnë mua sepse ti vetë mi le në hipotek në emrin tim. Ndërkohë edhe kalamjt e tu, do i mbaj unë sepse ty hoxha të ka bërë lanet dhe s’të pranon të hysh as në xhami”.
Plaku mblodhi gjithë kalamajt që i kishte para martesës dhe u kërkoi të rrethonin shtëpinë për t’a nxjerrë laviren jashtë dhe për t’ja marr çelsat.
Ishte mision i pamundur sepse ajo kishte flirtuar edhe me gjyqtarin i cili po shqyrtonte divorcin.
Gjyqtari ngriti çekiçin dhe deklaroi:
Martesa juaj ka marrë fund për shkak të tradhëtisë bashkshortore.
– Deklaroj divorcin
– Shtëpia dhe pasuria i takojnë gruas sepse në hipotekë figurojnë në emrin e saj.
– Fëmijët do ndahen: Ata që kanë lindur para martese me bashkëshortin dhe ata që lindën pas martesës me bashkshorten.
Të gjithë dolën të përlotur nga salla e gjykatës duke rendur pas plakut i cili duhet të blente një çati të re dhe të fuste kokën e një tufe kalamajsh që biba e tij i kishte hedhur rrugëve.
Ky ishte fundi tragjik i një dashurie me shikim të parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Vdekja politike e Sali Berishës
Previous article LORENC VANGJELI/ Berisha, pse e paditi amerikanin Blinken në Paris dhe jo në gjykatën e Kurbinit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k