• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla dhe njerëz të vegjël
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla dhe njerëz të vegjël

March 7th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ju kujtohet slogani Rilindja 2013 dhe foto e 12 socialistve nga të cilët prej tyre 10 janë në burg dhe krahasoheshin me Rilindasit e 1912? Krahas socialistve ishin fotot e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Ismail Qenalit etj. Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja.

Përkthimi i qesharak i diskursit Trumpist: “Ta bëjmë Amerikën, sërish të Madhe” duke e përshtatur me koalicionin Berisha-Beleri fyen inteligjencën e gjithë kombit shqiptar.
Trump kërkon zgjerimin e Amerikës duke marr Kanadanë, Groenlandën, Kanalin e Panamasë, Gjirin e Meksikës etj etj.Berisha nuk do as bashkim me Kosovën, as me Preshevën, as me Çamërinë por do zvoglimin e Shqipërisë duke helenizuar Himarën dhe duke dhënë më shumë autonomi bashkive “minoritare”. Ndoshta për këto arsye Berisha s’ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria e Madhe” por “Shqipëria Madhështore”.

Të ndryshosh regjime apo sisteme politike duhen dy faktorë: Kauzat dhe njerzit. Le të themi s’mund ta bësh Shqipërinë Madhështore nëse kauz zgjedh mbylljen e Tik-Tokut. Nëse dy muaj para zgjedhjeve vendos të bësh revolucion dhe si kauz zgjedh Tik-Tokun i bie ose je i paaftë ose keqpërdor njerzit e tu. Po cilat janë kauzat e Sali Berishës në 4 vjet:

– Padi personale në Paris

– Padi personale në Londër

– Protesta zhbllokoni 18 kullat

– Protesta kundër ambasadores Yuri Kim

– Protesta tek dera SPAK

– Protesta “Lironi Ilir Metën.

“Shqipëria Madhështore” nuk bëhet as me kauza të vogla dhe as me njerëz të vegjël. Butaforia mediatike e Partisë Demokratike, provoi qartazi që ajo ka humbur misionin që u krijua.

Ajo nuk përmbys dot as regjime politike dhe as nuk sjell dot rotacion politik. Berisha ka 35 vjet që luan me të njëjtin ekip. Aleanaca Madhështore është kopja e keqe e “Republikës Re” të Lulzim Bashës 2017.

Listat e deputetve ka 30 vjet që i bën Berisha. Fakti që Aleanca Madhështore dhe listat e mbyllura janë 100% emrat e Lulzim Bashës e zvoglon çdo ditë liderin e saj i cili përdor të njëjtën skem. Ai thjesht po përgatit listën humbëse të një partie me 45 deputet. Kauzat personale dhe xhaketat e vjetra, thjesht i bëjnë të neveritshëm ata që abuzojnë me emrin e “Shqipërisë Madhështore” duke sjell disa ushtar në rreshtore.

12 Maji do jetë dita e parë e shkatrrimit të atyre që tre dekada e bën “Shqipërinë e vogël”. Ndoshta atë ditë të gjithë do rikthehemi mbi ngrehinat e kësaj rrangalle dhe të hedhim themelet e asaj që këta kanë frikë dhe emrin tja thonë, por që Ne do e bëjmë së shpejti ëndrrën realitet: “Shqipërinë e Madhe”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TONI GONGU/ Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit
Previous article EDISON YPI/ Lista e mbyllur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k