• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko” / Serbisht = Mamaja
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko” / Serbisht = Mamaja

August 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Pas një shekulli kufijtë e territoreve shqiptare janë bërë sërish pjesë e tenderimit por me një ndryshim esencial, nëse 100 vite më parë na tenderuan ndërkombëtarët tani po na nxjerrin në ankand bajraktarët. Rama dhe Thaçi dy partner ideologjik të së majtës shqiptare sapo kanë filluar një lojë të rrezikshme në Shqipërinë natyrale por dhe më gjerë në Ballkan. Lëvizjet përtej kufijve të oborreve të tyre politike duhen denoncuar si akte të rrezikshme pë integritetin territorial shqiptar dhe përmbajnë vepra penale sipas kushtetutave përkatëse për këto arsye:

1- Presidenti apo kryeministri i Shqiperisë dhe i Kosovës nuk kanë asnjë tagër juridik për ndryshimin e kufijve të këtyre dy shteteve pa marrë pëlqimin e dy parlamenteve dhe populllit me referendum.

2- Thaçi dhe Rama kanë nisur një zhurmë “patriotike” për të mbuluar dy tradhëtitë anologe të demarkacionit me kufirin e Malit të Zi dhe delimitimin e ujrave me Greqinë, të dyja respektivisht në disfavor të shqiptarve.

3- Thaçi dhe Rama kan thirrur në ndihmë ministrin me mbiemër serb “Majkon” të deklaroj shashkën e heqjes kontrrollit pasaportave Shqiperi-Kosove, si fishekzjar per mos u diskutuar asimilimi dhe humbja e teritoreve

4- Ndryshimi i kufijve nuk eshte akt politik qe zgjidhet me intervista mediatike kryeministrash por me referendum popullor.

5- Thaçi kerkon ti shpetoj gjykatës speciale duke u strehuar te patriotizmi ndersa Rama kerkon te shmang Vetingun per politikanet që rrezikohen nga ambasadorja e re amerikane që do mbrrij në Tiranë.

6- Rama dhe Thaçi nuk mund të braktisin 600 mij shqiptarët e Iliridës në Maqedonin Veriore dhe perndimore dhe të konsiderojnë dy katunde në Lugun të Preshevës si korigjim historik. Harresa nuk eshte e rastesishme por e qëllimshme pasi nuk e kanë seriozisht ndarjen e kufijve.

7- SHBA dhe BE smund te lihen jasht këtij proçesi kur ato kan shpenzuar miliarda euro për çlirimin e shqiptarve nga pushtimi sllav.

8- Presheva s’mund të këmbehet me Mitrovicën se atë s’ja ka lënë “majka” as Thaçit as Ramës.

9- jo rastësisht Ka reaguar edhe analisti amerikan, Daniel Serëer, pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Ai thotë se kjo mund të sjellë destabilizim të Ballkanit.

Serëer, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me zotin Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Kjo sjell destabilizimin e Ballkanit

Për të gjitha këto arsye, lojës Rama-Thaçi për ndryshim kufij dhe këmbim teritoresh i ka dal boja dhe i vjen era e tradhëtisë por qē fatkeqsisht do jetë me pasoja shekullore, pasi shqiptarët vazhdojnë të falin dhe humbin teritore kuqezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!
Previous article ARBEN AHMETAJ/ Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k