• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

March 25th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjeshtë, kokë ulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu. Ishte lagur nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj. Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mbante në dy duart. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarve.
Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dërmuar nga një ditë e lodhshme dhe e lagur nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër sepse duart i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.
Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si miting militantësh. Kështu ndodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri. Mblidhen çunat e lagjes dhe debatojnë me mua për politikë. Kuptohet më të zjarrtë janë demokratët sepse ata i ka lënë partia rrugëve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli, dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bjerë qeveria apo të kapin ndonjë punë në dogana, tatime, polici apo nëpër ministrira.
Mes debatit plot pasion dhe tone të larta se kush është më shumë hajdut Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ja u ndërpreva debatin.
Nxora portofolin dhe ju thashë: “I shikoni këto 200 euro, janë bast nga unë. Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së varfër që po kalon para lokalit”
Të gjithë heshtën dhe thanë: “E kemi komshije por s’ja dimë emrin””
Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj. E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra.
Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.
Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?
Jo jo u thash: Ka qënë një nga personat më të rëndësishëm nga viti 1985-1992.
Të gjithë ngritën supet dhe e humbën bastin.
Qesha dhe u përpoqa ta mbyll debatin politik:
Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia. Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije por nuk keni faj që nuk e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarder të liderve të sotēm. Emrat e fëmijve të tyre ju dalin në ëndërr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin por për vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre në familje.
Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e lanës.
Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte President.
Sot, ne u njohim atyre: vajzat, djemt, vëllezrit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisi i njohim edhe vjehrrin.
Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime që ëndërronin me sy hapur dhe shpresionin se qeveria do ndryshoj apo Shqipëria do Fitoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION BRAÇE/ Mandati i tretë s’është trofe e histori por kontratë pune e shërbimi ndaj qytetarëve
Previous article FRROK ÇUPI/ Në kërkim të spiunit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k