• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ “Poshtë Amerika, Rroftë Monika”
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ “Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

June 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Unë e di çfarë do thotë Lulzim Basha në 1 Korrik kundër Europës dhe Amerikës:
Ne dogjëm veten,
Ne dogjëm mandatet,
Ne dogjëm zgjedhjet lokale,
Ne dogjëm elektoratin,
Ne dogjëm mardhëniet me Europën dhe Amerikën, por në fund fituam Monikën.
E gjithë bota u korruptua por çifti Krye-Madhi jo. Ata janë luftëtarë të idealeve të lirisë dhe e urrejnë lekun. Të dy jetojnë me djersën e ballit. Vërtet kanë 29 vjet në politikë por vetëm 18 poste simbolike kanë pasur. Ata janë brezi i ri që duhet qeverisin 8 vitet e ardhshme.
Iliri dhe Monika s’janë si ambasadorët që korruptohen nga drogaxhiu dhe qeveria e noarkokrimit. Ata s’kanë vila si ambasadorët e korruptuar. Ata s’kanë banka si klyshët amerikan të blerë mga SOROS
Ata të dy e duan me shpirt demokracinë dhe ja vlen të prishim mardhëniet me SHBA, sepse Trump ashtu si dhe Obama u korruptuan nga George Soros.
Edhe BE, OSBE, ODIHR dështuan dhe morën zarfet nga narko shteti.
Në emër të partisë demokratike sugjeroj ti shpallim non grata dhe largohen nga Shqipëria. Ata i ka manipuluar Jozefina, Valbona, Majlinda, Endira, Edita Harxhi dhe gjithë bibat që kemi larguar nga partia.
Ju ftoj të votojmë shtetin paralel në 13 tetor, pikërisht nē vigjilje të ditëlindjes dhe 77 vjetorit të doktor Berishës!
Duhet urgjent të krijojmë shtetin paralel sepse dhe Enver Hoxha vdiq 78 vjeç.
Ndoshta duke e rikthyer doktor Berishën në pushtet mund t’ja zgjasim dhe pak vite jetën se ngeli rrugve në protesta dhe ndoshta po e zë haku i të gjithë atyre që ka prerë në besë këto 29 vite.
I sugjeroj Sali Berishës ta vazhdoj idiotizmin duke bojkotuar edhe zgjedhjet parlamentare në 2021.
Do lumturonte 10 milion shqiptar dhe qindra diplomat ndërkombëtar!
Fundja të gjithë humbën por unë Lulzim Basha fitova shumë, sepse shmanga dorëheqjen.
Nëse do bëheshin zgjedhje dje në 30 qershor unë duhet të jepja dorëheqje nga partia se më shkoj jeta duke humbur….
Për këto arsye i ftoj mbarë shqiptarët që së bashku të shmangim dy momente:
1- Doktori s’duhet të vdes kurrë,
2- PD mos garoj asnjë herë në zgjedhje,
Nëse ndodh, qoftë dhe njëra nga këto mua të nesërmen më nxjerrin me shqelma nga partia.
Duke qenë se sot është 1 korrik ju ftoj ti shtym protestat nga mesi shtatorit sepse ne grupi anti-amerikanëve do grumbullohemi tek sarajet tona në Gjirin e Lalzit…

Poshtë Europa dhe Amerika
Rroftë Berisha dhe Monika

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Tani, të gjithë e duan rrëzimin e Bashës!
Previous article MERO BAZE/ Debati është “çdo të bëjmë me presidentin”, jo “çdo të bëjmë me zgjedhjet”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k