• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Faleminderit Yuri Kim: “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika dhe jo Monika
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Faleminderit Yuri Kim: “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika dhe jo Monika

April 24th, 2021 F.autor Blog 0 comments

24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e saj ambasadorja Yuri Kim i dha mesazhin gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm…

Ajo i dërgoi mesazh atyre që duhet largohen.

Pas 30 vitesh demokraci SHBA po rikthehet fuqishëm si 1992 kur u përmbys komunizmi.

Kësaj radhe nuk janë në krah të Berishës por kundër atyre që tradhtuan aleancën Euro-Atlantike dhe kërcënuan dje me raketat Ruse.

SHBA po rikthehet fort të dielën politikisht dhe të hënën ushtarakisht.

Dje SHBA u nda një herë e përgjithmonë nga ata që pengojnë reformën në drejtësi.

E keni parë si është fshehur Sali Berisha dhe nuk del në asnjë miting?

Ai e din rezultatin humbës të votimeve të dielën. Ai e di shumë mirë planin amerikan për zgjedhjet dhe projektin e tyre për arrestimet në Shqipëri.

Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka paralajmëruar por ka ekzekutuar politikisht presidentin e një vendi posti i të cilit është delegjitimuar prej kohësh.

Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta por ka shpëtuar.

Dje ambasadorja Amerikane e trajtoi Ilir Metën njësoj si Emiljano Shullazin, madje më keqe sepse e konsideron më të rrezikshëm. Ajo e denigroi mediatikisht 24 orë para zgjedhjeve, ashtu siç meriton të trajtohet një mosmirënjohës i SHBA.

Ambasadorja amerikane e din shumë mirë që ai po përdoret si dordolec nga Sali Berisha i cili e kurdis 24 orë në vilat ngjitur komshiun e tij në Gjirin e Lalzit dhe pastaj hiqet nga ekrani si “plak” pasiv në politik.

Ambasadorja Yuri Kim nuk i braktisi shqiptarët, ajo foli bash në kohën dhe vendin e duhur. Ajo votoi dje kundër të shkuarës dhe i kërkoj të largohen Metës dhe Berishës.

Yuri Kim e dha votën e saj, tani ju mbetet shqiptarëve ta ndajnë mendjen nesër, nëse janë me Amerikën apo me Monikën.

SHBA e ndau kush është engjëll dhe djall.

SHBA e ndau kujt i ka prerë faturën të parit për arrestim, dhe sigurisht atje do shkojnë të gjithë ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe marrëdhëniet me SHBA duke kërcënuar me raketat ruse. Të gjithë do arrestohen por me radhë, dhe tashmë dihet kush është i pari.

Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundërrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika.

30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajwllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirrte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.

Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

Faleminderit Yuri Kim që votove hapur për shqiptarët.

Nesër “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, jo Monika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Fatkeqësia e votës shqiptare: Hall për t’u zgjidhur dhe jo festë për të zgjedhur
Previous article YLLI PATA/ "Skuadronet e vdekjes” janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k