• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ ANALIZË JURIDIKE: Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ ANALIZË JURIDIKE: Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese?

July 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu Kam 24 orë, që degjoj mbi 124 gazetar, te cilët s’kuptojnë asgjë për listat e përbëra apo të përbashkëta. Situata është aq komike, sepse as pronarët nuk e kan aspak të qartë si koncept juridik. Miqēsisht po i sqaroj 2-3 element që edhe njerzit të kuptojnë cpo ndodh dhe pse kundërshton opozita. Troç dhe shqip: 1- Listat po hapen por serish ato i harton Rama dhe Basha 2- Populli do zgjedh partine apo koalicionin qe pëlqen, 3- Populli do votoj edhe kandidatin e preferuar ne partinë e tij por si gjithmon mes 140 emrave qe ka firmos Rama-Basha 4- Koalicionet do lejohen para dhe pas zgjedhjeve she nuk do hiqen siç po gënjen Basha. 5- Lista e deputetëve të koalicionit do jetë vetëm një dhe jo 42 lista me nga 140 emra. Pra populli do zgjedh mes 140 kandidatve te koalicionit dhe jo mes nje liste me 14.000 emra sepse donduhet nje flete votimi e gajte sa një letër higjenike 1000 metra e gjate. 6- Çdo vend europian që lejon listat e hapura dhe koalicionet, aplikon list të perbashkët unike per koalicionin dhe jo 42 lista. 7- Me lista unike dhe lista te hapura nxiten levizje të reja politike ne Shqiperi. 8- Nga listat e hapura dhe unike barazohet vota dhe kemi mandat natyral jo duke mbledh therime te partive te vogla.
Po pse kundërshton Opozita jasht parlamentare?
1- Në thelb ajo fiton zgjedhjet me këtë sistem sepse maksimalizon votat në një koalicion para zgjedhor por nga kjo humbet PD disa depuet. 2- Lista e përbashkët nënkupton që nga 140 emra, 60 të ketë Partia Demokratike dhe 80 aleatët e saj. 3- PD duhet ligjerisht të pranoj 50% listës me emra nga LSI referuar rezultatit zgjedhjeve të fundit pralamentare 2017, ku LSI fitoi 21 mandate dhe PD fitoi 38. Në pērpjestim të drejte LSI duhet kete 42 emra ne liste. Shtoi kesaj liste 5 emra nga PDIU, 2 nga PBDNJ, 3 Partia Agrare, 2 Demoristiane etj etj. 4- Basha nuk do pranoj kete formule sepse del parti e 3 në vend dhe do detyrohet te largoj LSI. 5- Kjo do nxis daljen e 3-4 koalicioneve te tjera dhe te reja
Pse ndodhi e gjitha kjo:
A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandatve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë cdo gjë në parlament. B- Gjitjashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës. C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit D- nderkombetaret po ndeshkojne gabimin dhe arrogancen e Berishes dhe Bashes me djegien e mandatve E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025
Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk është ditë për të festuar, por për të marrë vendim
Previous article VETON SURROI/ Dhe Covid trokiti në familjen time

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k