• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ 10 fakte pse pazari Lul-Rama ende vazhdon!
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ 10 fakte pse pazari Lul-Rama ende vazhdon!

October 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Basha betohet dhe përgjërohet duke thënë që s’ka marrveshje me Edi Ramën. Ai çirret dhe aktron në çdo konference shtypi.

Ai madje lufton në fushë si ata futbollistët që kur shesin ndeshjen në lloto-bast përplasen aq shumë në fushë sa arbiteri tu jap kartonin e kuq.

Por që ti biem shkurt por rendis disa fakte politike që e nxjerrin zbuluar Bashën në pazarin afat-gjatë me Edi Ramën.

1- Basha që kur doli nga çadra prej 1 vit e 6 muaj nuk flet asnjë fjalë për votimin elektronik mbi tē cilën ngriti kauzën e Republikës së Re.

2- Basha nuk ka thyer asnjë xham, s’ka shpuar asnjë gomë dhe nuk e ka vendosur trupin e tij dhe partisë në dyert e Ministrive kur të kalojnë ministrat e korruptuar.

3- Basha gënjen sistematikisht për revolucionin që do bëj opozita në prill, maj, qershor, shtator apo dhjetor. Ai vazhdon premton dhe në Holland të nesërmen udhëton.

4- Basha ka marr garancinë që të mbetet në krye të opozitës me privilegjet përkatëse dhe që të gëzoj pasurinë prrallore që ka.

5- Basha as nuk e vendos aspak në axhend parlamentare reformën zgjedhore dhe ndarjen administrative.

6- Basha ka shitur zgjedhjet lokale pa ardhur ende fushata sepse as ka ndërmend të promovojë kandidat për bashkitē kryesore ndonse PS me Erin, Gjushin, etj kanë filuar fushatën sepse zgjedhjet janë pas 7 muajsh, ndërsa ky refuzon të nxjer kandidat pasi ka frikë ka rritja autoritetit tyre.

7- Basha ka aksesin e plotë mediatik ndonse siç thotë vetë ai, media kontrrollohet nga Rama por ky i fundit e promovon Bashën në 5 kiferenca shtypi në ditë që për askënd nuk përbën lajm profesional.

8- Basha dhe Rama nuk po bëjnë asnjë përpjekje për të arrestuar dy palët ministrat apo ish-ministat që 25 vite u korruptuan në pushtet.

9- Basha dhe Rama po mundohen së bashku të eleminojnë rivalët dhe personalitetet politike brenda llojit të dy partive me qëllim që ato mos kenë kundërshtar.

10- Basha refuzon bojkotin parlamentar apo grisjen e mandateve sepse kjo ka qenë pjesë e marrveshjes me Ramën.

Pika kryesore e marrveshjes tyre është: Shkatrrojmë çdo kënd dhe mbetemi të dy por me kushtin që humbësi i zgjedhjeve nuk e ngacmon fituesin gjatë kryerjes së mandatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Referendum për Babalen
Previous article Si gënjeu gazetari Jetmir Olldashi për Babalen, deklaratat publike që e bënë të bjerë brenda…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k