• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SAPAHIU/ Trima ndaj prindërve, dashnoreve, kushërinjve, pse shqiptarët nuk vrasin asnjëherë qeveritarët
Home
Blog

KRESHNIK SAPAHIU/ Trima ndaj prindërve, dashnoreve, kushërinjve, pse shqiptarët nuk vrasin asnjëherë qeveritarët

August 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

“Një popull që doli nga diktatura dhe e kishin frike ne palce shtetin dhe tabu divorcin, tashmë frika ndaj shtetit nuk iu ka dalë, por janë trimëruar ndaj prindërve, motrave, grave, dashnorve, kusherinjve, pra trima brenda gardhit”. Keshtu shkruan sot Kreshnik Spahiu, ne nje koment pas ngjarjes se tmerrshme ne Selenice te Vlores, kur i riu Ritvan Zykaj la te vdekur me bresheri arme 8 kusherinjte e tij.

Vrasjet në Shqipëri kanë jo vetëm motiv banal por shpesh edhe asnjë motiv fare. Një shoqëri e cila po lëngon nga depresioni masiv ka mbushur çdo ditë faqet e kronikave të zeza. Vrasje për parking, vrasje për gardhin e oborrit, vrasje tek lavazhi makinave, vrasje për karikus celulari, vrasje për antenë televizori, vrasje per facebook, vrasje se i pa dashnoren etj etj. Me pak fjal psikopatia ka zbarkuar në bulevard. Me mijëra vrasje në 28 vite por të gjitha banale dhe për motive të dobta a thua se Shqipëria është në luftë si Siria. Dhe në asnjë rast vrasje për motive politike. As në vendet botës së tretë nuk vriten kaq shumë brenda familjes sa në Shqipëri. As në Afganistanin e talebanve nuk vriten kaq shumë dashnoret dhe gratë sa në Tiranë.
Sipas një sondazhi dhuna në familjet shqiptare është prezente në 68%.
Një popull që doli nga diktatura dhe e kishin frike ne palc shtetin dhe tabu divorcin, tashmë frika ndaj shtetit nuk i’u ka dalë por janë trimëtuar ndaj prindërve, motrave, grave, dashnorve, kusherinjve, pra trima brenda gardhit. Varfëria, izolimi, tranzicioni, papunësia janë shkaqet e një sëmundje jo virale por masive që është depresioni por që shqiptarët e kanë për turp ta pranojnë dhe kryesisht nuk e kurojnë.
Të gjitha shkaqet e varfërisë, mjerimit, skamjes, imoralitetit, papunsisë dhe mungesës lumturisë nuk shkaktohen nga familjarët por nga qeveritarët por viktima janë qëniet e dobta dhe jo pushteti. Një popull tashmë kryesisht pa ideal i cili ska njohur kurrë në histori revolucionin vazhdon çdo ditë të vras vëllain, motren, gruan, prindrit per motive banale duke u dergjur burgjve si njerëz ordiner dhe duke mos guxuar kurrë në jetë qē qoftë dhe me krimin e tyre të bënin një herë në jetë një dobi shoqërore duke vrarë një pushtet të inkriminuar. Historia vazhdon…… popullin “trim” qe dhunon çdo ditë familjen dhe nuk ka këllqe të kaloj pragun e shtëpisë drejt zyrave të krimit….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Cili është kompromisi Kosovë-Serbi
Previous article JONAH GOLDBERG/ Një kaos i ri botëror

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k