• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KOLORETO CUKALI/ Bustet e turpit
Home
Blog

KOLORETO CUKALI/ Bustet e turpit

December 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Koloreto Cukali*

Disa kohë më parë kur dëmtuan bustin e Zogut, mendova: Nuk kam qenë unë, por, mund të kisha qenë.

Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik.

I shkulën gërmat e emrit dhe kanë shkruar ca parrulla. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti.

Provokimi përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

Qesharakja e termit “zogist”

Pyes veten, a ka kuptim termi zogist. A ka pasur ndonjëherë? Sigurisht mund të ketë akoma gjallë njerëz që e kanë njohur, kanë përfituar apo lulëzuar familjarisht në kohën e tij, por kjo nuk e përbën zogizmin as rrymë, as filozofi, as mendim politik, shoqëror a artistik. Zogizmi, maksimumi mund të kosniderohet një lloj nostalgjie.

Si një peshk që ke ngrënë në Jal. Por, ne peshkut të Jalit nuk i kemi ngritur buste.

Fati më ka sjellë të takoj njerëz të dashuruar pas Luigj Gurakuqit (se të deshte kur s’të deshnin, se të vishte kur të zhveshnin), pas Migjenit, pas Nolit, deri edhe pas Branko Merxhanit, Qemal Stafës e Lasgush Poradecit.

Por, nuk njoh asnjë të dashuruar mbas Zogut, pas veprës e jetës së tij. Asnjë që të citojë çfarë Zogu ka thënë.

Dhe ja ku jemi. Me një bust të Zogut atje ku nuk e ka as Migjeni, as Luigji, as Mitrushi e as Noli, të harruarit e mëdhenj të një shteti të vogël. Historikisht, sunduesit tanë imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie nuk janë.

Bustet e turpit

Një llogari e thjeshtë më tregon që ne e mbushim Shqipërinë me buste të rreme. Kujtoni sa buste keni parë të vihen e të hiqen.

I vetmi bust i pakontestuar është ai i Partizanit të Panjohur, mbase ngaqë është i panjohur. Po të ishte i njohur, do ta kishin përmbysur dhe atë.

Ka akoma buste në Tiranë që nuk e meritojnë të jenë as buste e as në sheshe, por, bustet që prej krijimit të shteti shqiptar i caktojnë autokratët në bazë të midesë së tyre politike.

Indiferenca jonë qytetare i bën të jetojnë një lavdi që nuk është e tyrja. Derisa vjen dikush e bën atë që unë përtoj ta bëj.

Në emër të Luigj Gurakuqit. Në emër të Nolit. Në emër të Migjenit.

****

Nga rubrika Tarta T’Arta e autorit në Dita

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Misioni i pamundur i Xhorxh Bushit, për të shpëtuar zgjedhjet e vjedhura më 1996 në Shqipëri
Previous article MUSTAFA NANO/ Kush ka ndërtuar pa leje, është një qytetar i padenjë i këtij vendi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k