• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KLODIAN TOMORRI/ Pse e ka humbur rrugën PD-ja?
Home
Blog

KLODIAN TOMORRI/ Pse e ka humbur rrugën PD-ja?

December 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Klodian Tomorri

Në vitet 2006-2007 qeveria e Sali Berishës ndryshoi rrënjësisht sistemin tatimor duke i vendosur të gjitha të ardhurat në taksim proporcional. Taksimi i të ardhurave nga pagat ndryshoi nga progresiv me tre shkallë në normë unike 10 për qind, ndërsa tatim fitimi dhe brenda dy vitesh u ul nga 23 për qind që ishte ne 10 per qind. Taksat e punëtorëve u rritën, tatimet e korporatave u ulën.

Në atë kohë askush nuk e çoi nëpër mend se Berisha ishte ulur në tavolinë dhe kishte bërë pazar me bosët e korporatave, të cilët sot në publik thirren rëndom me emrin oligarkë. Kjo do ishte e tepërt edhe për një skenar filmi fantashkencë: “Doktori që ulet bën pazar me oligarkët, të ulë 10 më jep 5”.

Ulja e taksës së dividentit merr automatikisht fuqi prapavepruese. Por, Partia Demokratike tani thotë të kundërtën. Eksponentë të lartë të PD-së po akuzojnë publikisht se ulja e tatimit mbi dividentin me fuqi prapavepruese është dhuratë për oligarkët. Në këtë situatë lind pyetja, po taksa e sheshtë 9 për qind në programin e PD-së, e cila ul jo vetëm dividentin, por edhe tatim fitimin në 9 për qind, produkt i kujt pazari është? Me këtë logjike i bie të jetë po pazar oligarkësh, madje më i madh.

E vërteta është se që nga rritja e tatimit të dividentit në vitin 2013 bizneset e mëdha nuk shpërndajnë me dividente. Ky është efekti i rritjes së taksave që shpjegon Kurba e Laferit. Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është se problemi ynë nuk është norma e taksës së dividentit, por diçka tjetër. Mungesa e një takse që detyron kompanitë ta shpërndajnë fitimin ose ta çojnë për investime. Çuditërisht askush nuk e përmend.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur kompanitë mbajnë fitime të pashpërndara përtej një niveli të caktuar (250 mijë dollarë), atëherë taksohen. E ashtuquajtura tax on accumulated earnings, është vënë enkas për këtë qëllim, që kompanitë të mos abuzojnë duke i lënë fitimet pafundësisht aty të pashpërndara për t’u shpëtuar taksave. Ne na duhet një taksë si kjo, si dhe na duhet të rishikojmë hapësirat që i lejojnë bizneseve të mbajmë pafundësisht dividentë të pashpërndarë në llogaritë e tyre. Kjo kërkon zgjidhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEKIM SHEHU/ Kosovë, opozita refuzon qeverinë për dialog me Serbinë
Previous article ILIR YZEIRI/ Përgjegjësinë e ka Rama, por faji është në qiell…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k