• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUS-DIETER FRANKENBERGER/ Modeli rus izolon Britaninë e Madhe
Home
Blog

KLAUS-DIETER FRANKENBERGER/ Modeli rus izolon Britaninë e Madhe

March 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Cilido që të ketë qenë synimi i atyre që urdhëruan helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë dhe të së bijës në një qytet anglez, një gjë ata nuk e arritën: izolimin e Britanisë së Madhe.

Së bashku kryetarët e shteteve dhe të qeverive të fuqive kryesore të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Gjermanisë, të Francës dhe Britanisë e bënë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm.

Ky kohezion është i rëndësishëm, i nevojshëm dhe, përsa i përket rolit të Amerikës, për fat të keq nuk është më krejt i vetëkuptueshëm.

Por në një situatë të tillë Londra duhet të ketë mundësi që të mbështetet te partnerët e saj. Dhe ajo mund ta bëjë këtë!

Që reagimi i përbashkët i të katërve është kaq i ashpër, kjo ka të bëjë me vetë veprën: “Përdorimi i një lënde luftarake nervore të një tipi, siç është zhvilluar në Rusi, paraqet përdorimin e parë ofensiv të një helmi të tillë nervor në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”.

Kjo është e pashembullt. Nga ana tjetër ka të bëjë me reagimin rus; prej tij burojnë sarkazëm, keqdashje, mohim, cinizëm.

Të gjitha këto Moska i ka treguar edhe në vend tjetër: pas pushtimit ushtarak të Krimesë dhe të agresionit në Ukrainën Lindore; pas sulmeve ndaj spitaleve në Siri; pas përzierjes në fushatën elektorale amerikane.

Gjithmonë udhëheqja ruse e ka kundërshtuar si propagandë perëndimore atë që nuk mund të mohohej.

Është e dukshme, që Presidenti Putin beson se mund ta arrijë “ringritjen” e Rusisë vetëm në rivalitet me Perëndimin dhe me institucionet e tij.

Mundet që kjo pritet mirë te populli rus dhe e arrin efektin e dëshiruar. Nacionalizmi do të jetë lubrifikanti edhe për zgjatjen e sundimit të Putinit si president rus.

Kjo duhet marrë si e dhënë. Por ajo që nuk duhen pranuar janë makinacionet për të destabilizuar shtetet e Perëndimit dhe shoqëritë e tyre.

Ishte një iluzion që të besoje se Rusia do (të donte) të bëhej si “ne” pas fundit të Luftës së Ftohtë. Është e dukshme që kjo nuk është kështu.

Nën Putinin Rusia ka vendosur që ta rifitojë statusin e humbur të fuqisë botërore me sjellje imponuese dhe me agresion.

Dhe përmes frikësimit dhe sjellje brutale ndaj të gjithë atyre, të cilët Kremlini i shpall kundërshtarë brenda dhe jashtë vendit.(FAZ)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU/ Tallje me ndryshimin e ligjit “Berisha” me ligjin “Basha”
Previous article IVAN KRASTEV/ Mirë se vini në epokën e Presidentëve të përjetshëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k