• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ: Na fal Florenc! Sot të vdiqëm
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ: Na fal Florenc! Sot të vdiqëm

December 22nd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Na fal Florenc! Sot të vdiqëm, me apo pa dashje. Të gjithë ne që kërkonim shpëtimin tënd, sot të bëmë të vdekur. Të gjithë ne që luftuam duke u lutur kur shihnim videon tënde tek dergjeshe në spital, në pamundësi për të të qëndruar pranë thonim: “Shpëtoje o Zot”. Ne rrënqetheshim për ato shenja që kishe në trup. Ato më të dukshmet në qafë e duar, ishin më të tmerrshme se në filmat horror.

Edhe pse kështu, ne prapë të vdiqëm sot Florenc. Për të disatën herë. Në pamundësi për të të qëndruar pranë, mediat shkruajtën shumë sot për ty. Mbase ti nuk e di. Po, edhe unë shkruajta si kolegët e mi për gjendjen tënde. Më fal!

Shkruajtëm edhe për vizitën e babait tënd në Marsejë, që sipas tij e kishin pritur me këmbët e para. Babai është aty, mbase ti e dëgjon, mbase jo. Të gjithë jemi me sy nga Marseja. Për asnjë event botëror por, për të ditur gjendjen tënde.

Të gjithë mësuam Facebook-un tënd dhe aty merrnim foto shumë të veçanta për të mos pasur dublikime fotosh. Të gjithë ne, sot bëmë një gabim që mbase ti nuk do na e falësh kurrë! Dhe askush nuk do të na falte. Sot shkruajtëm lajmin tënd të vdekjes. Fatkeqësisht përveç vdekjes klinike, ne të dhamë goditjen e fundit. Madje arritëm deri aty sa thamë se “Babai yt ka firmosur të të hiqen tubat dhe ti të prehesh i qetë”.

Na fal Florenc, që nuk na shkoi në mendje të pyesnim motrën tënde në facebook se si është gjendja jote shëndetësore, dhe mbi të gjitha a janë hequr apo jo tubat. Jo nuk pyetëm.

Ti na vërtetove sot që ne jemi dështak. Që jemi të lodhur. Që nuk dimë të punojmë. Që merremi me thashetheme dhe lajmin e vërtet nuk e njohim. Ti na e mësove këtë edhe pse mbase nuk do e kuptosh kurrë.

Na fal Florenc që të vdiqëm kur ti lufton me rrahjen më të dobët të zemrës të rikthehesh i fortë siç dukesh. Ti mbase lutesh që gjithçka ta kthesh pas.

Ne, që sot të vdiqëm urojmë të shpëtosh! /AlpeNews.al

 

 

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI: Që të mos fyejmë inteligjencën e Amerikës
Previous article FLOGERT MUÇA: Hipokrizia e opozitës për pak mëshirë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k